VIDEO/ Qytetarët e Krujës: Kryebashkiaku na ka braktisur se po kujdeset për parcelat e hashashit

VIDEO/ Qytetarët e Krujës: Kryebashkiaku na ka braktisur se po kujdeset për parcelat e hashashit

16:11, 30/10/2021
A+ Aa A-

Banorët e Krujës protestuan sot përpara godinës së Bashkisë, pas helmimit të mbi 600 qytetarëve nga ujësjellësi. 

Protestuesit i kërkuan kryebashkiakut të Krujës të japë dorëheqjen. 

Një prej banorëve tha se kryebashkiaku Artur Bushi ka dy vite që nuk paraqitet në punë, pasi sipas tij, po kujdeset për parcelat e hashashit. 

"Dje kryeministri, Ali Baba me 40 hajdutë, mblodhi hajdutët e vegjël, se hajdutët e vegjël e bëjnë zullumin më të madh, vjedhin më shumë. Kryetari i Bashkisë ka dy vite që nuk vjen këtu se shkon të ruajë arat e hashashit. Edhe policia pas tyre. I keni parë vetë. Puna është që Edi Rama nëse do të zërë mend, të na sjellë ujë ose të ikë, të dorëzojë qeverië. Në mos iktë me qejf, ka mpër të ikur me zor, por ka për t'i ushtuar më shumë se sa të ikë vetë. Ose të vejë dy fije mend, por ai s'ka patur n donjëherë mend. Ne duam ujë, ose kemi për të plasur protestat dhe s'ke për t'i dhënë dum nga ke për të shkuar. Poshtë qeveria, poshtë Edi Rama", u shpreh banori i Krujës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco