VIDEO/ Reagimi, Arbi Agalliu: Problem vjedhja dhe abuzimi me borxhin. Jemi në linjë me partnerët ndërkombëtarë

VIDEO/ Reagimi, Arbi Agalliu: Problem vjedhja dhe abuzimi me borxhin. Jemi në linjë me partnerët ndërkombëtarë

14:02, 30/10/2021
A+ Aa A-

Një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike janë urdhëruar përmes një mesazhit nga partia që të votojnë marrjen e borxhit me vlerë prej 700 milionë eurosh nga ana qeverisë. Nga ana tjetër, para popullit, opozita i kundërshton borxhet e marra nga pushteti, duke thënë se po rritet barra për shqiptarët!

Nga SYRI TV.

Pas publikimit të lajmit ku faktohej se Partia Demokratike, seancën e fundit parlamentare ka ligjëruar përmes fuqisë së kartonëve, borxhin 700 milionë euro dhe kredinë 70 milionë euro për OSHEE-në, Syri Televizion, në kuadër të transparencës për publikun ka kontaktuar  në një lidhje telefonike direkte, sekretarin e Grupit Parlamentar  të kësaj force politike, Arbi Agalliun.

Ky i fundit konfirmoi  urdhrin e kupolës së Partisë Demokratike karshi Grupit Parlamentar ku i kërkohej që të votonin pro borxhit 700 milionë euro dhe te abstenonin për kredinë e OSHEE-së.

I vënë përpara faktit, Agalliu shtoi se mesazhi u ka mbërritur në grup dhe jo personalisht, ndërsa pavarësisht votës që ligjëroi marrjen e borxhit 700 milionë euro dhe abstenim për kredinë 70 milionë euro për OSHEE-në, Agalliu ashtu si kolegët e tij u shpreh se e kanë denoncuar vjedhjen dhe abuzimet me paratë që merren me borxh, duke theksuar se problem nuk është marrja e borxhit, por keqmenaxhimi i tij.

Image

Agalliu tha se vendimi është marrë edhe në koordinim me partneret ekonomikë ndërkombëtarë.

Syri Televizion publikoi urdhrin e kryedemokratit Basha dhe kupolës së Partisë Demokratike ku  u kërkohej  deputetëve të Grupit Parlamentar qe të votonin pro borxhit 700 milionë euro dhe të abstenonin për kredinë e OSHEE-së. 

Ky vendim vjen në një kohë që nga foltorja e parlamentit, kryedemokrati Basha dhe deputetët e PD kundërshtonin Eurobondin, duke u shprehur se rrezikon të çojë ekonominë në kolaps.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco