Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ekspertët: SPAK ‘ju ka bërë bisht’ rasteve, si çështja e patronazhistëve dhe krimeve zgjedhore

Ekspertët: SPAK ‘ju ka bërë bisht’ rasteve, si çështja e patronazhistëve dhe krimeve zgjedhore

13:16, 30/10/2021
A+ Aa A-

Ekspertët e qendrës “FOL” prezantuan  të premten monitorimin e institucioneve të drejtësisë së re dhe posaçërisht të SPAK dhe prokurorinë e Tiranës, për punën e tyre kundër korrupsionin në institucione.

Monitorimi është shtrirë në një afat 1 vjeçar dhe sipas ekspertëve rezulton se për çështje domethënëse SPAK ka shpallur “çuditërisht” mos-kompetencë.

 Sipas ekspertes Ardita Kolmarku, numri më i lartë i procedimeve është proceduar në muajin korrik, në fakt jo pa hezitim lidhet me raste të bujshme të operacioneve apo dhe në rastet e goditjeve të gjyqtarëve.

“Shikojmë që SPAK po luan një rol të rëndësishëm në rikthimin e besimit të qytetarëve, që tashmë e kishin humbur tek drejtësia. Por mbetet për tu analizuar vijueshmëria e këtyre veprave penale për krimet zgjedhore. Por shikojmë që SPAK ka shpallur mos-kompetencën për raste të rëndësishme siç është çështja e patronazhistëve”, tha ajo në këtë prezantim.

Mes 41 veprave penale, qendra FOL monitoroi rreth 600 çështje të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe abuzimit me tenderat dhe sipas Kolmarku, vendin e parë e mban agjencia shtetërore e Kadastrës dhe drejtoritë rajonale për tu pasuar nga drejtësia dhe mjekët.

Kurse gazetarja Anila Hoxha tha se, ka pasur raste kur qytetarët kanë denoncuar edhe për shërbime të caktuara por më pas prokuroria vëren se fakti penal nuk ekziston se nuk ka vepër penale, ndaj dhe çështja mbyllet. Kjo gjë vërehet jo vetëm në fushën e korrupsionit por edhe të narkotikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco