Arben Imami: Me Bashën në krye, PD gjithnjë e më poshtë - Berisha e vetmja rrugë

Arben Imami: Me Bashën në krye, PD gjithnjë e më poshtë - Berisha e vetmja rrugë

21:50, 29/10/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Arben Imami ka komentuar situatën e krijuar në Partinë Demokratike pas përplasjes mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kreut aktual, Lulzim Basha.

I ftuar në ‘Politiko’ të Alfred Lelës në Top News, Imami thotë se Basha shkatërroi PD-në dhe ka shkallmuar debatin brenda partisë.

Arben Imami: Në këto vite Basha ka rrudhur partinë, ka shkallmuar debatin brenda PD.

Kam neveri ndaj këtij personi. Mjaft është mjaft. Në këto vite ka pësuar vetëm humbje. Ka marrë vendime të papranueshme. Edhe Berisha bënte përjashtime, por me votë. I ka thënë Ed Selamit do të përjashtoj me votë. Basha heq gjysmën e partisë në 12 të natës.

Me Bashën në krye, PD gjithnjë e më poshtë.

Basha nuk ka asnjë shpresë, kam folur para se ti humbte zgjedhjet,  bëri lista në mënyrë personale është akt përtej cdo parimi legal demokratik.  

Berisha është shumë vone por nuk e pengon, është e vetmja rrugë, po ngjall shpresë. Nuk shoh mundësi tjetër, ndaj e kam mbështetur.

Alfred Lela: Basha thotë kam 97 % të PD

Arben Imami: Mos ver dorën në zjarr kur Basha flet për shifrat. Sondazhet e Bashës janë ‘nën tokë’. Që në 2014. Që PD të bëhet kompetitive duhet të largohet Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco