I pranishëm në 13 foltoret, qytetari: Vij nga Lushnja e Kongresit! Berisha ka fatet e Kombit në dorë

I pranishëm në 13 foltoret, qytetari: Vij nga Lushnja e Kongresit! Berisha ka fatet e Kombit në dorë

19:38, 29/10/2021
A+ Aa A-

Një qytetar nga Lushnja, para kamerave të SYRI TV ka qënë i pranishëm në 13 foltoret e zhvilluara nga ish-kryeministri, duke e vlerësuar lëvizjen e Sali Berishës si mundësinë e fundit për të shpëtuar fatet e Shqipërisë.

‘Të mos shkosh pas Doktor Berishës duhet të jesh shumë i vogël, shumë i cekët. Doktor Berisha ka fatet e Shqipërisë në dorë sot si në 1920 që e patën burrat e Kongresit të Lushnjes’, shprehet qytetari.

‘Vij nga Lushnja e Kongresit, e kam ndjekur Doktor Berishën në 12 foltoret e zhvilluara deri tani. E kam ndjekur që 15 vjeç në 1991, kur Doktori doli për liri dhe demokraci. Sot është tradhti kombëtare të mos vesh pas Doktor Berishës në këtë situatë që ndodhet PD dhe opozita shqiptare që është aset kombëtar dhe në gjendjen që e ka çuar Lulzim Basha është katastrofë. Të mos shkosh pas Doktor Berishës duhet të jesh shumë i vogël, shumë i cekët. Doktor Berisha ka fatet e Shqipërisë në dorë sot si në 1920 që e patën burrat e Kongresit të Lushnjes, patriotët e mëdhenj të cilët fatet e Shqipërisë i vendosën në Lushnje. Edhe Doktor Berisha ka fatet e kombit sot pasi opozita ndodhet në udhëkryq të madh dhe i vetmi shpëtim i kombit shqiptar dhe të djathës është Sali Ramë Berisha’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco