Hysni Gurra thirrje anëtarëve të Kuvendit Kombëtar: Mblidhuni më 11 dhjetor, bëjini nder vetes dhe tjerëve

Hysni Gurra thirrje anëtarëve të Kuvendit Kombëtar: Mblidhuni më 11 dhjetor, bëjini nder vetes dhe tjerëve

19:39, 29/10/2021
A+ Aa A-

Nga Hysni Gurra

Anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PD, bëjini një nder vetes dhe ne tjerëve me 11 dhjetor.

-Opozita është aset kombëtar.

-Opozita është fytyra tjetër e çdo vendi.

-Opozita është shpresa e një vendi.

-Opozita është ndershmëria e një vendi.

-Opozita është garancia e qytetarëve të pa mbrojtur të një vendi.

-Opozita është barrikada e mbrojtjes së lirisë së shprehjes përballë çdo pushteti. Si këto e shumë të tjera mund të renditen plot.

Tani pyetja është: Cilën nga këto cilësi ka patur opozita e drejtuar nga Lul Basha këto vite?

-Ka humbur 4 palë zgjedhje dhe nuk ka dhënë dorëheqje nga partia.

-Ka dështuar në çdo aksion e kauz opozitare.

-Ka dështuar në çdo marrëveshje me kundërshtarin.

-Nuk bëri kurrë transparencë për takimi e 17 majit, nuk ju tregoi ju asgjë nga ai takim, se për çfarë ra dakord.

-Ju solli nëpër protesta dhe ju la rrugëve e burgjeve.

-Ju quan llum.

-Ju quan antiamerikanë.

-Ju quan të pa denjë për të ardhur e për të folë me ju.

-Asnjë nga ju nuk është vlerësuar për të qenë në role hierarkike siç ju takon, shihni njerëzit rreth e rrotull tij, cili prej tyre ka një histori opozitare si ju?

-A e keni parë që ai nuk e llogarit votën tuaj si të denjë për të ardhur në pushtet, kur thotë që në pushtet nuk vihet me vota po të sjell bota?

Opozita është e vetmja mundësi për të shpëtuar ju e të tjerët, fati juaj që e keni në dorë ju të ringrini opozitën.

Ky është shansi i fundit, nëse Lul Basha ia del kësaj radhe, e ardhmja e Shqipërisë do jetë e ngjashme me vende të tilla si Rusia, Turqia etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco