Pas futjes së Metës në ‘trekëndëshin e Bermudës’, plas sherri PD-LSI

Pas futjes së Metës në ‘trekëndëshin e Bermudës’, plas sherri PD-LSI

11:51, 29/10/2021
A+ Aa A-

Deklarata e djeshme e Lulzim Bashës në parlament për “Trekëndëshin e Bermudës”, duke sulmuar për herë të parë edhe themeluesin e LSI, Ilir Metën, duket se ka reflektuar në gjuhën e deputetëve të LSI dhe PD-së në debatet mes njëri tjetrit në Kuvend.

Në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, i cili po zhvillon punimet këtë paradite, ka pasur përplasje të forta mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe atyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shkak u bë propozimi i deputetit, Petro Koçi, i cili propozoi që në rendin e ditës të ndryshohej togfjalëshi “vazhdim i miratimit të rregullores” me togfjalëshin “shqyrtim i miratimit të rregullores”.

Pasi ky propozim pati miratimin e menjëhershëm nga anëtarët e Partisë Demokratike, ndërhyrja  e deputetit të LSI, Petrit Vasili, ka qenë e ashpër ndaj Alibejt, duke i thënë se së bashku me PS-në, po bëjnë “pazar të gjësë”.

DEBATI

Petro Koçi: Përderisa ne të gjithë që ne kemi një informacion që ka një konsensus në lidhje me procedimin e mbledhjes, propozoj që në pikën tre të rendit të ditës të hiqet fjala “vazhdimi” dhe të vendoset fjala “shqyrtimi”.
Enkelejd Alibeaj: Jeni dakord me propozimin e zotit Koçi për të zëvendësuar fjalën vazhdim me fjalën shqyrtim? Po miratohet.
Petrit Vasili: Ore të bëj një pyetje. Që t’i kemi të qarta edhe miratimi në parim nuk qëndron, po apo jo? Ky është moment për t’u sqaruar se këtu u bë pazari i gjësë. Nëse është votuar në parim ky është vazhdim, nëse ka rënë dhe ai votim në parim, atëherë unë po ngrihem po iki, në kuptimin e mirë të fjalës.
Enkelejd Alibeaj: Ka qenë votimi në parim, ka qenë unanim, por votimi nen për nen nuk shkoi deri në fund. Për ta zgjidhur ngërçin unë kam bërë një gjest kalorsiak që duhet të bëjë gjithsecili.
Petrit Vasili: Ore një minutë. Ore nuk jemi këtu ne për të akomoduar psikopatira. Ne po themi që votim në parim dhe katër nene kanë pasur dakordësi, atëherë ecim më tutje. Është vazhdim jo shqyrtim. Keni frikë nga kjo?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Niko29/10/2021 12:05

Basha ja beri vetesj.Ilir Meta do i bej zbor Holandezit mashtrues

Shto koment

Denonco