'Greqia më shpalli ‘non grata’, pastaj më ofruan pasaportë që të hesht!'

'Greqia më shpalli ‘non grata’, pastaj më ofruan pasaportë që të hesht!'

10:51, 29/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, prej vitesh ka qenë shumë aktiv me shkrime dhe investigime për rolin e qarqeve shoviniste greke në Shqipëri.

Për herë të parë ai ka deklaruar se pikërisht për këtë veprimtari të tijën profesionale është shpallur, edhe person “non grata” nga shteti grek.

Por pavarësisht nga kjo Hoxha ka treguar në emisionin “Log”, se së fundmi ka patur një ofertë që t'i hiqen të gjitha penalitet dhe madje t'i japin edhe pasaportën greke, në këmbim të heshtjes.

“Më kanë ofruar në këmbim të heshtjesh. Më kanë shpallur “non grata”. Në këmbim të heshtjes, më kërkuan të heshtja dhe më thanë të japim dokumentet dhe pasaportën greke. I respektoj se kam shumë miq. Se kam punuar atje. Por kam zgjedhur të mbaj pasaportën time. Sot nuk mund t'i tolerojmë. Incidentet janë të pashmangshëm. Vijnë autobusë me nxënës grekë. Vitin e kaluar më janë ofruar të më hiqen të gjitha penalitetet, më janë ofruar dokumentet. E kuptoni si është situata? Nuk mund të mbyllim sytë dhe të lejojmë varreza memorialë. Nuk mund të vendoset pikërisht aty në vijë të kufirit ku ka pretendime territoriale”, tha Artan Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 29/10/2021 13:52

Djem si ty dhe Marin Mema jane Krenaria jone.Mos e dhente zoti te ngelemi pa ju.Poshte greqia

Turkofagos29/10/2021 11:45

Akoma e degjoni kete gazetar te telekomanduar dhe misionar te regjimeve?

Shto koment

Denonco