Strazimiri: Debati në Kuvend mes Bashës dhe Ramës, në stilin 'puq, puq, lol'

Strazimiri: Debati në Kuvend mes Bashës dhe Ramës, në stilin 'puq, puq, lol'

00:49, 29/10/2021
A+ Aa A-

Situata politike në vend dhe veçmas debatet e sotme në seancën e Kuvendit mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, janë komentuar nga të ftuarit në emisionin “Të paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV.

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri, debatin e parë sot në kuvend mes Bashës e Ramës, e cilësoi si një një lloj tangoje mashtrimesh, në stilin e ikonave “puq puq, lol”, si ato ikonat që përdorin të rinjtë pasi zihen në rrjete sociale.

“Më shumë duket si një lloj tangoje mashtrimesh, bëjmë sikur zihemi, sikur rinia që thotë nëpër Fb “pup puq, lol”, nujk më duket si një ngjarje qe duhet komentuar, bëjnë sikur nxehen me njëri tjetrin, sikur trash Luli zërin, dhe në fund arrijnë marrëveshje, seanca e sotme nuk ishte ndonjë risi, pjesë e shëmtisë së zakonshme, e aktruar keq”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco