VIDEO/ Aksionet në Veri të Kosovës, Lumir Abdixhiku: U shpërbë nisma 'Open Balkan'

VIDEO/ Aksionet në Veri të Kosovës, Lumir Abdixhiku: U shpërbë nisma 'Open Balkan'

22:47, 28/10/2021
A+ Aa A-

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku, në një intervistë në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për aksionet e policisë së Kosovës në veri.

Abdixhiku thekson se me këto aksione, u shpërbë nisma “Open Balkan” dhe e argumentoi një gjë të tillë.

“Kemi marrë gati dyfish vota në zgjedhje. VV nisi me nepotizëm dhe me punësime familjare. U shpërbë nisma “Open Balkans” me anë të aksioneve në veri. Këtë gjë duhet ta kuptojnë të gjithë.

Mendoni tani që të flasim ne për bashkëpunim ekonomik, kur avionët rusë miq na patrullojnë në kufi e ambasadori rus me dylbi del e shkon kontrollon kufirin e Kosovës. LDK përherë iu ka dhënë mbështetje qeverive sa i takon veriut të Kosovës, jo si etnitet, se nuk duhet trajtuar kështu, por komunave të veriut në Kosovë, ku ligji nuk gjente zbatim”, u shpreh Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco