VIDEO/ 'Basha kërkon të ndajë PD-në nga 'Berishizmi', Lumir Abdixhiku: 'Rugovizmi' në LDK, i përjetshëm

VIDEO/ 'Basha kërkon të ndajë PD-në nga 'Berishizmi', Lumir Abdixhiku: 'Rugovizmi' në LDK, i përjetshëm

21:51, 28/10/2021
A+ Aa A-

Lidhja Demokratike e Kosovës, partia e ish-presidentit Ibrahim Rugova, nuk do të distancohet kurrë nga ideologjia e 'Rugovizmit'. 

Kështu u shpreh kreu i LDK, Lumir Abdixhiku në një intervistë për 'Çim Peka Live' në Syri Tv

Ndërsa në partinë simotër të LDK-së në Shqipëri, te PD-ja, Lulzim Basha ka lançuar tezën e ndarjes së PD-së nga 'Berishizmi', pasi më herët e përjashtoi liderin historik nga grupi parlamentar. 

Por Abdixhiku thotë se LDK do të bashkëjetojë me 'Rugovizmin' dhe parimet mbi të cilat ai themeloi forcën politike që i përket të djathtës në Kosovë. 

Ai tha se i ndjek me interes zhvillimet aktuale në PD dhe ka komunikim si me ish-kryeministrin Sali Berisha ashtu edhe me kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha, ndërsa shtoi se PD duhet të gjejë rrugën. 

Pjesë nga intervista 

Lumir Abdixhiku: Ne duhet të forcojmë të djathtën, jemi partia përfaqësuese e të djathtës të Kosovës. LDK dhe 'Rugovizmi' do të ecin bashkë gjithë kohës. Ideologjia dhe Rugovizmi i LDK-së janë një, ato janë të ndërlidhura, të përjetshme, por jo për ta përdorur vend e pa vend dhe për të fshehur gabimet e mia dhe për të vendosur më pas fotografinë e Rugovës, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë. Do ishte ofendimi më i madh që i bëjmë edhe Rugovës individualisht por edhe LDK-së në periudhën afatgjatë".

Çim Peka: Dy partitë më të afërta edhe në program,e dhe në aleanca, për shkak të historisë mbi 30-vjeçare ka qenë LDK dhe PD e Shqipërisë, për shkak edhe të dy profileve të dy liderve historikë, Rugova dhe Sali Berisha. Ju thoni se LDK do të bashkëjetojë me Rugovizmin, në Shqipëri kryetari aktual i PD ka hedhur kohët e fundit ntezën e ndarjes nga Berishizmi. Ndërkohë që salla dhe baza e PD i është bashkuar lëvizjes së Sali Berishës. 
Lumir Abdixhiku:
Unë kam koment, por para se të kem komet kam komunikimet me të gjithë aktorët politikë në Shqipëri, edhe me doktor Berishën, edhe me Lul Bashën. Besoj se nuk do të ishte nder edhe për ta, edhe për LDK, që LDK-në ta mbajmë larg zhvillimeve të brendshme aty. Por e djathta jonë duhet të jetë e përafërt, duhet t'i ndajmë edhe brengat edhe gëzimet në të ardhmen. Uroj që PD të gjejë rrugën e duhur që i takon, LDK këtë e ka bërë. Të jemi tek njerëzit tonë, te strukturat. Nuk do të doja të përzihesha me këtë çështje, ndonëse kam komunikim të vazhdueshëm me të dy. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco