Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Musai: Fati i Sarajeve nuk dihet! Hera e fundit që Bashkia Tiranë mori nën pronësi TK, e prishi

VIDEO/ Musai: Fati i Sarajeve nuk dihet! Hera e fundit që Bashkia Tiranë mori nën pronësi TK, e prishi

18:03, 28/10/2021
A+ Aa A-

Aktivistja dhe arkitekja Diriana Musai, pas VKM-së mbi Sarajet, theksoi se nuk dihet fati i kësaj godine, pasi hera e fundit që Bashkia Tiranë mori nën pronësi Teatrin Kombëtar, ai u prish.

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, arkitektja dhe aktivistja Doriana Musai, foli mbi procedurat e marrjes në kontroll të Sarajave nga Bashkia e Tiranës.

Musai: Sot ka dalë në Fleroren Zyrtare VKM për shpronësimin e pronarëve dhe kalimin e saj në pronësinë e Bashkisë Tiranë. Pronarët nuk lejohen të hyjnë në godinë.

Ferko: Bashkia ka deklaruar se kësaj godine do ti ruhet arkitektura dhe çdo gjë e saj. Ka diçka që ju bën të besoni se kjo nuk do jetë e vërtetë nga ana e bashkisë?  

Musai: Tani kjo është në pikëpyetje e gjitha, pasi objekti nuk është më pasuri kulturore kombëtare por i ka kaluar një bashkie, shkalla e mbrojtjes është për tu parë e tëra se si do të ruhet godina. Do ta ruajë ministria? Vetë godinat që mbartin velera kombëtare ruhen nga shteti dhe nga institucionet e veta si psh. ministria e Kulturës i cili i ka nën administrim këto godina, pavarësisht nëse janë publike apo private. Në momentin që prona i kalon bashkisë dhe bashkia flet për ta ruajtur atë, atëherë ministria këtu del në plan të dytë. Bashkia vet nuk ka administratë nuk ka kapacitet për të ruajtur godinën dhe as kompetenca ligjore që të ruajë dhe të restaurojë atë objekt. Në momentin që kjo pronë i kaloi bashkisë dhe sidomos Bashkisë Tiranë, fatet e godinave në administrimin e kësaj bashkie ne i kemi parë, ku më i fundit ishte kalimi i Teatrit Kombëtar dhe dihet fati i tij, duke u prishur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco