Gjykata e Lartë lë të pandryshuar dënimin për Luan Dacin

Gjykata e Lartë lë të pandryshuar dënimin për Luan Dacin

15:41, 26/10/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë la të pandryshuar dënimin me 6 muaj burg, të konvertuar në 12 muaj Shërbim Prove për Luan Dacin, anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në fillim të muajit mars, Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli fajtor Dacin për akuzën e ‘falsifikimit të dokumenteve’. Apeli i Posaçëm la të pandryshuar vendimin e dënimit të tij me 6 muaj burg, të konvertuar në 12 muaj Shërbim Prove dhënë nga Shkalla e Parë.

Luan Daci u fajësua për falsifikimin e kërkesës mes të cilës ka aplikuar për të qenë pjesë e KPA në vitin 2017, pasi nuk ka deklaruar një masë disiplinore ‘largim nga detyra’ nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, si gjyqtar në vitin 1997. Gjykata e Posaçme, në vendimin e shpallur në 1 dhjetor të vitit të kaluar, vlerësoi se kërkesa e të pandehurit ishte akt që i garantoi atij nisjen e detyrës në KPA dhe si e tillë konsiderohej si dokument.

Në qershor të këtij viti, Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi të nisë edhe procedimin disiplinor ndaj Dacit, pas kërkesës së bërë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco