VIDEO/ E përuroi Rama, Manastirliu i ikën ‘me vrap’ pyetjes për ujësjellësin e Krujës

VIDEO/ E përuroi Rama, Manastirliu i ikën ‘me vrap’ pyetjes për ujësjellësin e Krujës

15:32, 26/10/2021
A+ Aa A-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk flet për pasojat që ka sjellë ujësjellësi i Krujës në të gjithë rrethinën.

Teksa vizitoi të sëmurët në spital, e bëri me dije për mediat se numri i të helmuarve gjithsej është 370 persona, mes tyre edhe fëmijë, nuk jep asnjë koment për ujësjellësin.

Madje dhe ironizon gazetarët që e pyetën.

Pasi përfundoi me propagandën duke shprehur vullnet të madhe për zbardhjen e shkaqeve, ministrja u largua me nxitim kur u pyet lidhur me përurimin e ujësjellësit, duke e dhënë përgjigjen nën zë.

Pyetje: Po ujësjellësi u përurua gjatë fushatës…

Manastirliu: Edhe këtu do e fusni fushatën elektorale po hajde.

Po në fakt! Sepse ujësjellësi i përuruar nga vetë kryeministri Edi Rama ka çuar për më pak se 2 ditë, 370 qytetarë në spital. /Dosja.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco