VIDEO-SYRI TV/ Prezantohet ‘projektbuxheti 2022’, rriten fondet për koncesionet

VIDEO-SYRI TV/ Prezantohet ‘projektbuxheti 2022’, rriten fondet për koncesionet

14:39, 26/10/2021
A+ Aa A-

Ministrja e Financave Delina Ibrahimi ka prezantuar në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2022. Ministrja u shpreh se ky buxhet do të ketë në fokus rimëkëmbjen ekonomike, por ranë në  sy koncesionet, kryesisht në infrastrukturë përbënin një zë të rëndësishëm.

Nga SYRI TV

Buxheti i viti 2022 prezantuar nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka në fokus rimëkëmbjen ekonomike pas situatës së vështirë pandemike.

Financat presin që të mbledhin 537 miliardë lekë të ardhura, me një rritje prej 10.6% në krahasim me buxhetin e pritshëm të vitit 2021.

Teksa u diskutua për hapje të vendeve të reja të punës dhe rritjen e buxhetit për mbrojtjen sociale një zë i veçantë në projektbuxhet janë koncesionet që do të përkthehen në projekte rrugësh dhe aeroportesh

Shpenzimet buxhetore parashikohen sa 34.1% e PBB ku pjesa më e madhe e tyre do të shkojnë për rindërtimin dhe kapërcimin e situatës me Covid.

Projektbuxheti parashikon rritje të pagës së mjekëve me 6%, ndërsa 90.6 miliard janë parashikuar si paga për administratën. Pas situatës së vështirë të këtij viti, Ministria e Financave ka vendosur të mbështesë bujqësinë duke alokuar një fond prej 1 miliard lekësh për fermerët.

Ndërsa është parashikuar edhe një fond prej 45 miliard lekësh në rast të një krize të mundshme energjie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco