Salianji: Berisha ka akuzuar Nanon gjithë kohën dhe kanë dalë te Pallati i Brigadave

Salianji: Berisha ka akuzuar Nanon gjithë kohën dhe kanë dalë te Pallati i Brigadave

21:20, 25/10/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Ervin Salianji i ftuar në 'Çim Peka Live' në Syri Tv u ballafaqua me një foto që ka qarkulluar në rrjet, ku ai duket i ulur në kafe me zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. 

Salianji tha se fotoja është e para katër viteve, ndërsa shtoi se kjo nuk do të thotë asgjë, ndërsa shtoi se edhe ish-kryeministri Sali Berisha akuzonte kundërshtarin e tij politik, Fatos Nano, por sërish dilnin bashkë te Pallati i Brigadave. 

"Doktor Berisha ka akuzuar Fatos Nanon dhe kanë dalë në publik gjithë kohës. Në parlament jemi në të njëjtat ambiente. E ka akuzuar gjithë kohën dhe kanë dalë te Pallati i Brigadave. Unë kam kohezion për qëndrimet që mbaj qoftë brenda mazhorancës ashtu edhe brenda qeverisë", u shpreh Salianji.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco