Vettingu i politikanëve, Gjokutaj: Të zgjidhen çështjet në PD, pastaj të flitet për propozime

Vettingu i politikanëve, Gjokutaj: Të zgjidhen çështjet në PD, pastaj të flitet për propozime

21:12, 25/10/2021
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për vettingun e politikanëve.

Gjokutaj thekson se duhet që njëherë të zgjidhen çështjet në PD, pastaj të flitet për propozime për vetting.

“SPAK është organ që bën hetime që janë sekret. Nuk mund të ndryshojmë dot funksionin e SPAK, vetëm pse ne duam kështu. Nuk mund të bëhet vetting, pa u marrë me PD-në, sepse sot PD është në krizë të thellë.

Duhet nisur nga aferat e politikanëve. PD është në një fazë të nxehtë, po pret Kuvendin Kombëtar, duhen zgjidhur çështjet në PD njëherë dhe pastaj të flitet për propozime”, u shpreh Gjokutaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco