'Pakti'/ PS dritë jeshile PD-së, Balla: Do shqyrtojmë propozimet e Bashës për Vettingun në politikë

'Pakti'/ PS dritë jeshile PD-së, Balla: Do shqyrtojmë propozimet e Bashës për Vettingun në politikë

20:44, 25/10/2021
A+ Aa A-

Pasi shpalosi për publikun nismën për Vettingun në politikë, Lulzim Basha i kërkoi mazhorancës në Kuvend, t'i hapë rrugën ndryshimeve Kushtetuese, për të bërë vlerësimin e figurës së politikanëve.

Kryetari aktual i Partisë Demokratike, kërkoi miratimin e mazhorancës, duke paralajmëruar uljen në tryezën e dialogut dhe fillimin e bashkëpunimit për ndryshimet Kushtetuese.  

"Jam i bindur se kundërshtarët e egër të këtij propozimi janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë, apo në çdo karrige tjetër që mbajnë në emër të qytetarëve për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve me krimin. Kjo është një emergjencë kombëtare, një gjendje të jashtëzakonshme që kërkon mjete të jashtëzakonshme për zgjidhjen e saj. Ndaj i takon anëtarëve të këtij Parlamenti që të mbajnë një qëndrim mbi atë që shqiptarët presin", u shpreh Basha nga foltorja e Kuvendit. 

I mallëngjyer nga sjellja korrekte e opozitës në këtë sesion, kreu i grupit parlamentar të PS, deklaroi se mazhoranca është e gatshme të diskutojë çdo propozim, por si parakusht, demokratët do të duhet që fillimisht të diskutojnë nismën për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut.  

"Ku nga ana e kryetarit të mazhorancës, kryeministri Rama, prej ditës së parë në Kuvend është bërë me dije oferta jonë për t'u ulur pa paragjykime, pa kushte. E mirëpresim 100% propozimin tuaj. Kemi edhe ne një propozim, kemi një rekomandim nga partnerët që monitorojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi", tha Balla. 

Gjatë fjalës së tij, në Kuvend, Lulzim Basha, iu referua raportit që e rendit Shqipërinë, në vendin e fundit, sa i përket sundimit të ligjit, ndërkohë që në mungesë të kryeministrit Rama, debatoi me ish-zv/kryeministrin Erion Braçe, për rrugët e lëna rrugës dhe me ministren Elisa Spiropali, të cilën e akuzoi për korrupsion, gjatë periudhës kur ishte në krye të Doganave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco