Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ambasada amerikane në Ankara bën hap prapa

Ambasada amerikane në Ankara bën hap prapa

21:01, 25/10/2021
A+ Aa A-

Ambasadat e SHBA dhe disa vendeve të tjera në Ankara njoftuan se respektojnë nenin 41 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, i cili parashikon që diplomatët e kanë për detyrë të respektojnë ligjet dhe rregulloret e shtetit pranues.  

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe disa vendeve të tjera në Ankara njoftuan se respektojnë nenin 41 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, i cili parashikon që diplomatët e kanë për detyrë të respektojnë ligjet dhe rregulloret e shtetit pranues.

“Duke u nisur nga disa pyetje që janë bërë në lidhje me deklaratën e 18 tetorit Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë respektimin e nenit 41 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”,- thotë Ambasada amerikane në Ankara në një postim që ka bërë në llogarinë e saj në “Twitter”.

Kjo deklaratë e Ambasadës amerikane është ripostuar (retweet) në “Twitter” edhe nga Ambasadat e Kanadasë, Finlandës, Danimarkës, Holandës, Suedisë, Norvegjisë dhe Zelandës së Re në Ankara, ambasada të cilat kishin nënshkruar deklaratën për [lirimin e] Osman Kavala.

Më pas deklaratës së vendeve të listuara iu bashkuan edhe misionet diplomatike të Gjermanisë dhe Francës në Ankara.

Neni 41 i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike vendos si kusht që diplomati të respektojë ligjet dhe rregulloret e vendit ku ai ndodhet.

“Pa cenuar privilegjet dhe imunitetet e tyre, të gjithë personat që përfitojnë nga këto privilegje dhe imunitete kanë për detyrë të respektojnë ligjet dhe rregulloret e shtetit pranues. Ata kanë gjithashtu për detyrë të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të këtij shteti.”,- thuhet shprehimisht në nenin 41 të Konventës së Vjenës (1961).

Nga ana tjetër, burimet presidenciale njoftuan se deklaratat e Ambasadës amerikane dhe të ambasadave të tjera janë mirëpritur nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rita25/10/2021 22:37

Cfare thoni ? Kaq shtete respektuan Rezoluten ?? Tek ne znj. Kim vec nje karrike s'i kane dhene qe te jete prezent ne parlament.Duket sikur ajo drejton qeverine.

Shqiptari25/10/2021 21:33

PO VENDI YNE GROPE HALEJE I SHBA DHE BE CFARE THOTE?? PO PRESIDENTI YNE HAJDUT, KRIMINEL, LEGEN DHE EDEPSEZ PSE NUK KA BYTHE QE T'I TREGOJE KIMETES SE SHBA NENIN 41 TE KONVENTES SE VJENES??? PO LULUSH BIBILUSHI PSE NUK I KERKON KIMETES QE TE RESPEKTOJE NENIN 41 TE KONVENTES SE VJENES??? APO KU KA BYTHE HAJDUTI I VOCKEL QE TE NGREJE ZERIN PERPARA DOSJEVE TE KRIMIT QE I KA TE HAPURA SI NJE VARR I HAPUR?

Neni 41 vjen 25/10/2021 21:24

Konventa e Vjenës. Në shqipëri nuk dinë të lexojnë dhe kuptojnë...... Të gjithë bëjne sikur nuk kuptojnë dhe konventën e Vjenës e kanë bërë si kushtetuta e shqipërisë. E shkelin sa herë duan.

Shto koment

Denonco