Tallja e Arben Ahmetajt: Kemi ulur varfërinë më shpejt se vendet e tjera, shqiptarët s'do ikin më nga vendi

Tallja e Arben Ahmetajt: Kemi ulur varfërinë më shpejt se vendet e tjera, shqiptarët s'do ikin më nga vendi

14:47, 25/10/2021
A+ Aa A-

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj flet për ulje të nivelit të varfërisë, madje sipas tij, Shqipëria ia ka dalë ta luftojë skamjen më shpejt se vendet e tjera. 

Një deklaratë të tillë numri dy i qeverisë e bëri gjatë nënshkrimit të memorandumi të bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara. 

Ahmetaj tha se "Shqipëria ishte një prej vendeve që kishte arritur të dilte më shpejt nga varfëria duke e ulur me ritme më të shpejta krahasuar me vendet e tjera".

Më tej, Ahmetaj shkoi më tej duke guxuar me parashikimin e tij, sipas të cilit, në 10 vitet e ardhshme, nuk do të kishte më të rinj që do të largoheshin nga vendi për një jetë më të mirë.

“Nuk lë pa përmendur, një falënderim të madh për Kombet e Bashkuara dhe vendet që na ndihmuan. Projekti për akademinë e kodimit nuk do kthejë Shqipërinë në vend digjital por do fusë ambicien që pas 10 vitesh të themi sot Shqipëria ka një rini që nuk tenton të ikë por të garojë me ambicien e vet brenda zhvillimeve të vendit.

Të qenit anëtar i BE ngelet ambicia jonë kryesore. Shqipëria e ka ulur varfërinë në raport me vendet e tjera me një shpejtësi shumë më të madhe. Varfëria nuk ulet me fjalë të ngrohta. Të gjitha janë false nëse nuk mbështeten nga reforma intensive. Nuk rri pa përmendur reformën në drejtësi që ka futur elektricitet të rëndësishëm”, u shpreh Ahmetaj.

Përpos kësaj deklarate dukshëm për kapital politik, Arben Ahmetaj nuk përmendi asnjë shifër apo fakt konkret lidhur me varfërinë dhe papunësinë aktualisht në vend.

Kjo pasi shifrat, si ato të INSTAT, por edhe të FMN e BB, janë dramatike. Shqipëria është vendi me të ardhurat mujore më të ultat në rajon, me paga dhe pensione më të vogla se Kosova. 

Realiteti është krejt ndryshe nga ajo që deklaron Ahmetaj në podiume. Realiteti është ai ku mijëra qytetarë jetojnë nën minimumin jetik, qindra vijojnë të jetojnë në çadra që prej tërmetit të 2019-ës, ndërsa pensionistëve nuk iu del pensioni për ujë e drita.

Pjesa tjetër e shqiptarëve kanë emigruar ose po mendojnë ditë pas dite të largohen nga vendi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 25/10/2021 19:30

O kryepederast o bytheshqyer.O llum haleshe.O qen bire muti

Shto koment

Denonco