VIDEO/ Koka: Open Balkan nismë e Beogradit dhe Sorosit, mbështetet edhe nga Basha

VIDEO/ Koka: Open Balkan nismë e Beogradit dhe Sorosit, mbështetet edhe nga Basha

16:56, 25/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, foli për Open Balkan.

Koka thekson se Open Balkan nuk ka të bëjë aspak me asnjë proces të Berlinit, por është nismë e Beogradit dhe Sorosit e se mbështetet edhe nga Basha.

“Open Balkan nuk ka lidhje me Procesin e Berlinit, është nismë e Novi Sadit dhe jo e Gjermanisë. Open Balkan favorizon Serbinë dhe Beogradin. Ideja e Ballkanit të Hapur është ide e Soros. Open Balkan po vihet në zbatim nga njerëzit e Soros në Ballkan, që janë Rama, Zaev dhe Vuçiç. Historia ka treguar se planet e Soros janë në dëm të qytetarëve të një shteti.

Soros punon vetëm për të shtuar miliardat e tij. Paramilitarët serbë janë akoma në veriun e Kosovës, e prandaj Kosova vazhdon të vuajë liberalizimin e vizave. Basha është dakord për Open Balkan dhe Basha nuk ka reaguar as për ndryshimin e kufijve të Kosovës”, u shpreh Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco