Presidenti Meta kujton Gjergj Fishtën: Si Shqypnija vend nuk ka

Presidenti Meta kujton Gjergj Fishtën: Si Shqypnija vend nuk ka

11:11, 23/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta kujton të madhin Gjergj Fishta, në 150-vjetorin e lindjes së tij. Meta e nis mesazhin e tij në “Facebook” me vargjet e Fishtës, ndërsa e cilëson atë si “mbrojtësin e paepur të interesit kombëtar dhe një prej figurave më të ndritura të letërsisë tonë”.

MESAZHI I PLOTE

“Edhè hâna do t’ a dijë,

Edhè dielli do t’ két pá,

Se për qark ksaj rrokullije,

Si Shqypnija ‘i vend nuk ká!”

Në 150-vjetorin e lindjes, nderojmë sot me përulësi, mirënjohje dhe respektin më të thellë, një prej kolosëve të shqiptarizmës, mbrojtësin e paepur të interesit kombëtar dhe një prej figurave më të ndritura të letërsisë tonë, epikun e madh dhe shprehësin më të fuqishëm të idealeve atdhetare dhe demokratike, personalitetin e jashtëzakonshëm politik, artistik, diplomatik dhe klerik, veçanërisht gjatë periudhës kur jetoi, që si rrallë kush jetësoi vlerat e Rilindjes Kombëtare, iluministin e paharruar At Gjergj Fishta.
Shqiptaria e kulluar, që na la trashëgim, prej së cilës frymëzohemi dhe me të cilën krenohemi, angazhimi i jashtëzakonshëm për Pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit modern shqiptar, roli i tij thelbësor në Kongresin e Manastirit për unifikimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përpjekjet brilante diplomatike për njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë, si dhe vendosja, gjithmonë në ballë të lëvizjeve për mbrojtjen e trojeve dhe sovranitetit të vendit, e bën rolin dhe kontributin e tij, një gurthemel të rëndësishëm të vetëdijes shqiptare.

“Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,

Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,

E me dije e me Lirí

Për jetë t’ jetës të rrnoftë tý ndera.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana23/10/2021 14:22

Gjigandi i paperseritshem i letrave shqipe . Homeri shqiptar me Lahuten e Malcis . Ne malesite e Dukagjinit dhe Nikaj-Merturit edhe pse " gjindja ishin pa shkolle " Lahuta e Malcis recitohej e knohej ne çdo voter shqiptare , te tane njerzit e dijshin permendsh me thoshte nji plak i moçem i atyne trojeve .

Barbarossa23/10/2021 11:22

Respekte zoti President! Vetëm njerëzit me vlerë njohin vlerat e të tjerëve. Vlerat e Gjergj Fishtës janë të pa krahasueshme: është Dante i Shqipërisë. Patrioti i mënçur e i paepur i shqiptarizmës. Flm.

Shto koment

Denonco