Mbyllet 'Foltorja' e Beratit, Berisha: Jam i hapur për çdo detyrë, përfshirë edhe kryetar i PD

Mbyllet 'Foltorja' e Beratit, Berisha: Jam i hapur për çdo detyrë, përfshirë edhe kryetar i PD

18:40, 22/10/2021
A+ Aa A-

Mbyllet 'Foltorja' e 11-të e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Beratit. 

Berisha u shpreh se është i hapur të marrë çdo detyrë që ia lejon Kushtetuta, përfshirë edhe rikthimin si kryetar i PD.

"E gjithë kjo përpjekje është që ju të zgjidhni kryetarin. Sal Berisha në mënyrë të padiskutueshme është i hapur siç kam deklaruar në datën 20 maj për çdo detyrë në harkun Kushtetues, përfshirë edhe kryetar i PD. I përket anëtarësisë të zgjedhë kryetarin e saj", u shpreh Berisha. 

Berisha tha gjithashtu se çdo votë në PD do të numërohet me transparencë, duke rikthyer sistemin e para vitit 2013, kur nuk ekzistonte manipulimi i procesit brenda partisë.  

"Para vitit 2013 s'ka ekzistuar kurrë çështja e manipulimit të votave në PD. Nuk ka mekanizëm më të artë për të qëndruar së bashku se sa vota e numëruar në mënyrë të ndershme. Çdo njeri do të ketë të drejtën e plotë të ketë përfaqësuesit e tij dhe të kontrollojë çdo votë. Kurrë që ga themelimi e deri në 2013, votat janë bërë në mënyrë transparente dhe të hapur. Kurrë s'e ka pësuar një njeri që ka rivaizuar kryetarin në garë. Mos kini asnjë dyshim. Çdo votë do të numërohet, çdo votë do të llogaritet, çdo votë do të peshojë", tha ai. 

Foltorja e radhës e Berishës është ditën e martë në Kavajë, në orën 17:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco