Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Anëtari i Kryesisë së LSI nxjerr videon: Si gënjeu Parlamentin ministrja e Ramës

Anëtari i Kryesisë së LSI nxjerr videon: Si gënjeu Parlamentin ministrja e Ramës

17:17, 20/10/2021
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së LSI-së Vojo Bregu, duke iu referuar progres raportit të BE për Shqipërinë, thotë se edhe ky dokument saktëson se Shqipëria vijon të mos ketë një regjistër fermash. 

Nga ana tjetër, Bregu sjell në vëmendje një deklaratë të ish-ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi, aktualisht ministre e Shtetit për Standartet dhe Shërbimet në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka deklaruar se Shqipëria e ka një regjistër të tillë. 

Ministrja e kapur në gënjeshtër, sipas Vojo Bregut duhej të ishte larguar nga skena politike, e jo më të gradohej sërish në kabinetin qeverisës.  

Postimi
Fjalia e nënvizuar me të kuqe, pjesë e progres-raportit te BE për Shqipërinë, nuk le asnjë ekuivok për të kuptuar që Shqipëria nuk ka rregjistër fermash. Në videon bashkëngjitur, është ish ministrja e Bujqësisë Ekonomi e cila në Shkurt të këtij viti gënjente paturpësisht parlamentin shqiptar, sikur Shqipëria ka rregjistër fermash. Kaq do të mjaftonte në një vend europian, që një personazh i tillë mos të qarkullonte më në skenën politike. Por ministrja më e paaftë që ka pasur ndonjëherë bujqësia shqiptare, jo vetëm vazhdon në politikë, por është dhe ministre e diçkaje, qē as vetë ajo nuk e di çfarë bën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Indignado20/10/2021 18:01

Milva di te flase, por s’di te beje!! Me thoni dicka qe ka ndritur Milva!! Nuk do e besoja qe Milva do shnderrohej ne nje politikane te tipit Lenka Cuko, bile krahasimi i rrit vlerat. Shitet krejt tjeter nga c’eshte ne te vertete-nje komformiste e pa shoq

Soza20/10/2021 17:56

Eshte ngaterruar me ndertimin e portit te Karpenit, se po përgatitet per fillimin e shfrytëzimit te tij. Dmth ka ngatërruar shkresat.

Shto koment

Denonco