'Opozita peng, Rama shefi i Bashës'/ Noka: PD drejt asfiksisë, demokracia duke dhënë shpirt

'Opozita peng, Rama shefi i Bashës'/ Noka: PD drejt asfiksisë, demokracia duke dhënë shpirt

20:50, 14/10/2021
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Flamur Noka, ka vijuar me akuzat ndaj Bashës, ku sipas tij po e çon partinë drejt asfiksisë, pasi nuk ndjen për partinë dhe nuk i dhimbset kjo forcë politike.

I ftuar në Ora News, Noka ka theksuar se opozita është peng dhe Rama është shefi i Bashës dhe në një vend të tillë demokracia është duke dhënë shpirt.

Noka: Basha po e çon partinë drejt asfiksisë. Ai nuk ndjen për partinë dhe nuk i dhimbset kjo forcë politike. Se çfarë interesash ka ai, do ta tregojë koha. Ai e sheh ku e ka katandisur PD-në, por nuk shqetësohet, sepse shqetësohet vetëm për karrigen e tij. Pasi shpalli Sali Berishën armik e më pas, ai bën veprime që nuk i ka të vetat. Çdo ditë del i sforcuar dhe trazuar, pasi ka dalë nga shinat e tij dhe e ka humbur sensin e kontrollit, duke thënë se baza është antiamerikane dhe llum i PD-së.

Opozita është peng, dhe në një vend të tillë demokracia është duke dhënë shpirt. E patë edhe sot në kuvend ku ishte një teatër i inskenuar për të treguar që Basha nuk është peng. Edi Rama ia bërë me dije se Basha është pengu i tij. Basha është në këtë situatë sepse ka vetëm një mision; zerimin e opozitës dhe Foltorja e ka tmerruar atë bashkë me Shefin e tij, Edi Rama. Për Bashën Foltorja është një mjet që e fut në panim dhe stres.

Noka shtoi se Basha bën sikur hakërrehet në Kuvend, sepse do të tregojë sikur po bën opozitë e gjoja për të larguar Edi Ramën.

Noka: Basha bën sikur hakërrehet në Kuvend, por bëhet qesharak. Do të tregojë sikur po bën opozitë e gjoja për të larguar Edi Ramën. Ai ka projekt vetëm rutinën parlamentare. Nuk ka demokrat sot që nuk e di se Basha është një peng i Ramës. Largimi i qeverisë duhet të jetë misioni i qeverisë, por ai me vepra largoi Berishën dhe mua. Kush ka qenë më i interesuar se sa Edi Rama që të largohet Berisha dhe unë nga grupi parlamentar i PD-së? Prandaj Basha na largoi ne dhe do të largojë zërat kundër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco