VIDEO/ Shqipëria e satelitëve?! Shihni mjerimin mesjetar të kësaj qendre shëndetësore

VIDEO/ Shqipëria e satelitëve?! Shihni mjerimin mesjetar të kësaj qendre shëndetësore

13:31, 14/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvend, duke premtuar se do dërgojë në hapësirë dy satelitë shqiptare. Deklarata e tij shkaktoi mjaft ironi në median sociale. Në kohën kur Rama premton satelitë, në vend mungojnë edhe gjërat minimale. Kjo kronikë e SYRI TV tregon se si është katandisur qendra shëndetësore e një fshati në Fier

Këto pamje tregojnë situatën në qendrën shëndetësore të fshatit Peshtan i Vogël në Bashkinë e Fierit. Godina e qendrës shëndetësore, vetëm disa metra katror, është krejtësisht e amortizuar.

Tavani i godinës është duke u rrënuar nga dita në ditë, duke rrezikuar jetën e mjekut dhe infermieres që shërbejnë në këtë qendër. Gjatë kohës që ka reshje shiu, soleta e godinës e depërton ujin brenda qendrës, duke e bërë të pamundur shërbimin e stafit mjekësor ndaj rreth 580 banorëve të këtij fshati.

Infermierja e kësaj qendre shëndetësore, Sude Fejzullau, e cila u shërben banorëve prej tetë vjetësh, tregon vështirësitë e të punuarit në këtë qendër. Ajo tregon se veç amortizimit të godinës së qendrës, në të mungojnë energjia elektrike, uji i pijshëm dhe kushtet minimale të shërbimit për qytetarët.

Të njëjtin shqetësim e ngrenë dhe banorët e fshatit, të cilët tregojnë se për shkak të kushteve të papranueshme të qendrës shëndetësore, infermierja ofron shërbim mjekësor në banesa për pacientët që kanë nevojë.

Ndërkohë, infermierja e fshatit, tregon se për shkak të godinës së amortizuar dhe frikës nga hajdutët, është e detyruar të mbajë në shtëpi kutinë e emergjencës apo dhe arkivën shëndetësore të fshatit.

Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, disa vjet më parë, lajmëruan nisjen e programit të 300 qendrave shëndetësore, ku supozohej rikonstruksioni total apo ndërtimi nga e para i qendrave shëndetësore. Por deri më tani, duket se ky projekt qeveritar, nuk e ka pasur në hartën e investimeve qendrën e shëndetësore të fshatit Peshtan të Vogël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco