Beqiraj: Lidershipi shqiptar letargjik, rritja e çmimit të energjisë do rrisë inflacionin

Beqiraj: Lidershipi shqiptar letargjik, rritja e çmimit të energjisë do rrisë inflacionin

22:16, 12/10/2021
A+ Aa A-

Ish-zëvendës ministrja e Financave Irena Beqiraj, në një intervistë në 'A Show' në Syri Tv me moderatorin Adi Krasta foli për lidershipin politik shqiptar dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Beqiraj thekson se lidershipi ynë politik është në gjumë letargjik, duke shtuar se rritja e energjisë elektrike do rrisë inflacionin.

“Rritja e energjisë elektrike do të rrisë inflacionin. Inflacioni do të zgjasë besoj 2 deri në 3 vjet. Shqiptarët duhet të përgatiten. Shqiptarët do blenë më pak gjëra me të njëjtat lekë që kishin dikur. Do të rritet kosto e kredisë dhe për investimet, do rritet kosto e borxhit të qeverisë, që është sot 80 përqind, shumë i lartë për vendin tonë dhe për të ardhmen.

Lidershipi shqiptar është letergjik. Rama do të bëjë Mesinë që do të zgjidhë krizën, por ne nuk kemi nvojë për lider letargjik. Rama duhet të marrë masa më herët, që goditjet që vijnë, të mos jenë kaq të rënda. Kështu duhet të bënte edhe me tërmetin, edhe pandeminë. Rama nuk do ndalojë tërmetin, por ai duhet të bëjë që njerëzit të kenë njësoj siguri e jo t’i lërë njerëzit në përballje të ashpër shumë”, u shpreh Beqiraj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco