Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Erion Veliaj kërkon 50 milionë euro?

Berisha në Kukës: Do njohim genocidin serb të Lumës, masakrat që nga Molla e Kuqe

Berisha në Kukës: Do njohim genocidin serb të Lumës, masakrat që nga Molla e Kuqe

18:42, 12/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga Kukësi ku zhvilloi 'Foltoren' e tetë me demokratët, se Tirana do të njohë gjenocidin serb të Lumës, vrasjet dhe masakrat e kryera nga çetnikët serbë gjatë Luftës Ballkanike, shekullin e kaluar. 

Duke i përcjellë një mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, lideri historik i demokratëve tha se serbët kanë kryer gjenocid ciklik ndaj shqiptarëve që nis nga Molla e Kuqe e deri në Lumë të Kukësit, të provuar edhe nga dokumentet ndërkombëtare.  

Dënimi i genocidit serb, tha Berisha, është kushti kryesor që në rajonin e Ballkanit të mbizotërojë paqja dhe stabiliteti, ndërsa dënoi bashkëpunimin e Edi Ramës me Vuçiç në kuadër të nismës minishengen, apo "Ballkani i Hapur", por që nga ana tjetër presidenti serb dërgoi tanket në kufi me Kosovën, duke kërcënuar sovranitetin. 

"Një vit më parë me shumicën e tij ai refuzoi të votojë në Parlament rezolutën që dënonte gjenocidin serb në Kosovë, sepse e urdhëronte padroni i tij Aleksandar Vuçiç. Garantoj qytetarët e Lumës dhe me këtë rast dua t'i çoj një mesazh Sllobodanit të ri se do njihet në Tiranë i gjithë gjenocidi ciklik serb ndaj shqiptarëve që nga vitet 870 e deri në vitin 1999. Përfshirë këtu gjenocidin e Lumës, genocidi i Lumës është genocidi më i egër i Luftës Ballkanike, i dokumentuar nga të gjithë dokumentet ndërkombëtare, ndaj dhe përgatitu Sllobodan këtë herë se jo vetëm genocidi në Kosovë por edhe në Shqipëri do të ndëshkojnë Serbinë për krimet e shëmtuara. Nëse ne do të ngremë zërin fuqishëm, do të dënojmë gjenocidin e kryer nga Molla e Kuqe e deri në Lumë, nga hordhitë serbe. Ne e bëjmë këtë si kusht të të gjitha kushteve, që ballkani të ketë paqe, që një aventurier të mos guxojë të rrethojë më me tanke Kosovën, por të shohim drejt Europës", u shpreh Berisha. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco