Berisha: Trau do hiqet! Rruga e Kombit e ka nxjerrë veten dy herë

Berisha: Trau do hiqet! Rruga e Kombit e ka nxjerrë veten dy herë

18:51, 12/10/2021
A+ Aa A-

Qytetarët e Kukësit i kërkuan liderit historik demokrat, Sali Berisha, që t’i udhëheqë në protesta.

“Si kushtrim vjen kjo nga çdo shqiptar. Duan protestën, duan fitoren. Nuk mund të pranojnë më karrigen mbi krimin të kreut të Meduzës, Edvin Ramës që është një rrezik i madh për kombin shqiptar,” tha Berisha.

Sipas tij, Kukësi është diskriminuar që në fillim nga qeverisja e Edi Ramës.

“Akti i parë i Ramës ishte se 20 mijë familje të Kukësit u hoqën nga skema e ndihmës sociale si ndëshkim vetëm pse nuk e keni votuar Partinë Socialiste,” tha Berisha.

Duke folur për Rrugën e Kombit, Berisha tha se ajo e ka nxjerrë vlerën e ndërtimit shumë shpejt.

“Kur ne ngritëm punën e traut, na thanë se ka marrë boll Kukësi. Por kjo rrugë i jep Shqipërisë në vit rreth 400 milionë euro fitim vetëm nga Kosova. Kjo rrugë e ka nxjerrë veten që nga ndërtimi i saj deri më sot të paktën dy herë. Kurse ky e mban traun. Trau do hiqet javën e parë në aktin e parë të qeverisë demokratike,” tha Berisha, duke nënvizuar se Rama ka diskriminuar krejt veriun me investime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco