Berisha: Mijëra demokratë kanë firmosur për Kuvendin, do marrim vendime për ringritjen e PD

Berisha: Mijëra demokratë kanë firmosur për Kuvendin, do marrim vendime për ringritjen e PD

18:09, 12/10/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi nga Kukësi se mijëra delegatë të PD kanë firmosur peticionin për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. 

Duke ftuar demokratët që t'i bashkohen kësaj nisme, Berisha tha se Kuvendi Kombëtar do të marrë vendimet më demokratike të cilat do t'i shërbëjnë ringritjes së PD dhe ndryshimit të Shqipërisë.

"Përshëndes mijëra delegatët që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar. Ai Kuvend do të rikthejë të gjithë forcën që ka liria, ju ftoj ta firmosni formularin, kudo që jeni dhe të mblidhemi në Kuvendin tonë për vendimet më drejta, më demokratike, për të ngritur forcën tonë politike në këmbë, për të ndryshuar veten dhe të ndryshojmë Shqipërinë". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco