Berisha-shqiptarëve: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, regjimi më i keq që nga Enver Hoxha

Berisha-shqiptarëve: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, regjimi më i keq që nga Enver Hoxha

17:49, 12/10/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve nga 'Foltorja' e Kukësit që të bashkohen për rrëzimin e qeverisë, e cila sipas tij është regjimi më i keq që nga koha e Enver Hoxhës. 

Përpara demokratëve kuksianë, Berisha tha se Edi Rama është përçarës kombëtar dhe meriton të largohet nga pushteti. 

"Me këtë nismë vijmë optimistë më shumë se kurrë, ndonëse vijmë të prerë në besë, vijmë në një kohë kur ish-kryetari deklaroi 'masakër elektorale', por u mor me karrigen e tij dhe harroi çdo gjkë për votë. Ndaj çdo demokrat, çdo votues i ynë vjen sot i braktisur nga Edi Rama, i mashtruar dhe i tradhtuar nga pengu i tij Lulzim Basha. Kjo betejë është betejë për dinjitetin tonë, por sovranitetin e kësaj partie. Kurrë një forcë politke nuk mund të fitojë besimin  atyre që i besojnë lirisë, vlerave të saj, nëse nuk sillet dhe vepron si forcë sovrane, në rast se vendimet ia marrin të tjerë, ia diktojnë vullnetin të tjerë dhe jo ju, ndaj dhe ne mblidhemi.

Edvin Kristaq Rama në vitin 2013 doli me sloganin maskarenj dhe qelbësira të të gjitha llojeve të bashkohemi për të përmbysur Berishën, sot nga Kukësi do t'i përgjigjem njerëz të mirë, gra, burram djem dhe vajza të mirë, athetarë dhe patriotë që e doni këtë vend, që doni një Shqipëri sovrane dhe një forcë politike sovrane, të bashkohemi për të përmbysur regjimin më të keq që ka patur Shqipëria që nga Enver Hoxha dhe deri sot. 

Rrëzimi i Edi Ramës është imperativ, është një urdhër, një thirrje që buron nga zemrat e mbarë atdhetarëve shqiptarë. Kurrë ndonjëherë nuk ka patur në Tiranë një kryeministër që të urrejë me të gjithë qenien e tij veriun dhe Kosovën, siç është sot Edi Rama. është një përçarës kombëtar i cili ka në histori analog vetëm Enver Hoxhën", u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco