Meta takon përfaqësuesen e Lirisë së Medias së OSBE: Të mos cenohet puna e gazetarëve!

Meta takon përfaqësuesen e Lirisë së Medias së OSBE: Të mos cenohet puna e gazetarëve!

16:12, 11/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e lirisë së medias të OSBE-së, Teresa Ribeiro.

Meta thekson se media e lirë është shtyllë e demokracisë, duke shtuar se gazetarët duhet të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi të takohesha me Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE, Znj.Teresa Ribeiro.

Theksova se media e lirë është një nga shtyllat parësore të demokracisë. Aty ku nuk funksionojnë institucionet demokratike dhe nuk respektohen të drejtat themelore, aty gjen gjithnjë e më shumë censurë dhe autocensurë mediatike.

Me këtë rast, falenderova Znj.Ribeiro për kontributin, që OSBE dhe Zyra e saj, kanë dhënë në mbështetje të medias së lirë dhe të pavarur, si dhe përpjekjen e tyre për të prapësuar nismat, që synojnë kufizimin apo kapjen e hapësirës mediatike në Shqipëri.

Të gjithë së bashku duhet të angazhohemi, që në asnjë rrethanë, jeta, karriera dhe kushtet e punës së gazetarëve profesionistë të mos cenohen prej askujt me pushtet politik apo ekonomik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco