VIDEO/ ‘Llumi i shoqërisë’, Noka: Basha të dorëhiqet, as Nano nuk ka guxuar të thotë ...

VIDEO/ ‘Llumi i shoqërisë’, Noka: Basha të dorëhiqet, as Nano nuk ka guxuar të thotë ...

14:32, 11/10/2021
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës.

Gjatë deklaratës së tij, pas mbledhjes së grupit parlamentar, Noka ka kërkuar që Basha të dorëhiqet.

‘Askush nuk ka guxuar që ti quajë llumë bazën e PD-së, askush, as Fatos Nano, përveçse zoti Basha askush tjetër. Prandaj ai duhet të japë dorëheqjen.

Mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë së Grupit, unë i kërkova që të marrë përgjegjësi.

Forca jonë politike se forca jonë politike është duke shkuar në zgrip falë vendimit okult të zotit Basha dhe nëse ai e konsideronte sadopak këtë forcë dhe e donte sadopak këtë forcë, dorëheqja do të ishte e vetmja zgjidhej për ta bashkuar këtë forcë, për ta mëkëmbur këtë forcë dhe zoti Basha mbrëmë konfirmoi se fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati Ii PD-së dhe i demokratëve në përgjithësi’, - tha Flamur Noka gjatë deklaratës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sehiri 11/10/2021 15:25

Zoti Noka, kjo nuk shkon! Edhe gomar edhe tarallak edhe debil edhe i shitur dhe nuk i lejoni të shprehet si i thote Rama!

Shto koment

Denonco