'Në vend që të fshihet mbas z  Bourla të Pfizer, Rama duhet të përgjigjet'

'Në vend që të fshihet mbas z Bourla të Pfizer, Rama duhet të përgjigjet'

13:06, 11/10/2021
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu

Rama sot, në vend që të fshihet mbas z. Bourla të Pfizer, duhet të përgjigjet direkt:

1 - Pse kjo Qeveri humbi shumë muaj duke këmbëngulur se nuk mund të kontraktohej direkt me kompanitë prodhuese, kur neve insistonim për këtë, gjë që u realizua?

2 - Sa është sasia e vaksinave Pfizer të ardhura në Shqipëri deri tashti e sa përqind zënë vaksinat e çertifikuara nga EMA në numrin e përgjithshëm të vaksinimeve të kryera?

3 - Kur do të ndërpritet vaksinimi me vaksinat e pasigurta e të pamiratuara nga EMA?

4 - Kur do të filljojë rivaksinimi i atyre që u janë aplikuar ato vaksina të pasigurta me ato të miratuara nga EMA, siç është ajo Pfizer?

5 - Kur do të ulet mosha e mundësimit të vaksinimit të fëmijëve, së pari në 12 vjeç, kur Pfizer e rekomandon prej 5 vjeçësh?

6 - Kur do të fillojë aplikimi i dozës së tretë të vaksinimit, si po veprohet kudo në Europë tashmë?

Edhe pa këto kërkesa të reja, Shqipëria është në vendet e fundit të botës me sasinë e vaksinimit me 31% të popullsisë, kur mesatarja botërore është 41%. Akoma më keq me një dominim të plotë të vaksinave të pasigurta, kryesisht kineze këto.

Ndersa Italia ka arritur te vaksinoje mbi 80% te popullesise me te dyja dozat, Gjermania 85% e keshtu me radhe, pa dyshim me vaksina te certifikuara nga EMA.

Rama duhet te sqaroje:

Kur Shqiperia do te arrije ne imunizimin e grupit, pra ne 85% te popullesise te vaksinuar me vaksina te sigurta?

Kur dhe pse nuk po shpallet asnje kalendar i vaksinimit te popullesise, sic ndodh kudo ku ka Qeveri te pergjegjeshme.

Rama e kjo Qeveri nuk mund te maskoje e zbehe pa pergjegjeshmerine e saj me nje vizite teknike te drejtuesve te Pfizer.

Pfizer vertet eshte nje kompani shume korrekte ne realizimin e detyrimeve te saj, gje e cila vecse nxjerr me shume ne pah e akuzon direkt Qeverine tone e Ramen vete per keq menaxhim te plote te pandemise edhe ne procesin e vaksinimit.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

12311/10/2021 13:29

AS MOS TU SHKOJE NEPERMEND TE PREKNI FEMIJET! DHE DOZA E TRETE NUK NA DUHET, SE PASTAJ DO KERKONI DOZE TE KATERT , TE PESTE E KESHTU ME RRADHE. VAKSINEN MOS E BENI ME DETYRIM KUSH DO LE TE MARRE DHE 10 DOZA PO TE DOJE ( E TE SHKOJE NE TE S'EMES) KUSH DO TE MOS MARRE ASNJE DOZE. KJO ESHTE DEMOKRACI! TI TRITAN SHEHU BEJA GJITHE FAREFISIT TEND NGA 5- 88VJEC. MOS FOL PER TE TJERET.

Shto koment

Denonco