Basha i 'turret' foltores, ndërhyn garda/ Rama shijon skenat 'opozitare'

Basha i 'turret' foltores, ndërhyn garda/ Rama shijon skenat 'opozitare'

10:54, 07/10/2021
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka marrë fjalën në seancë për të replikuar me kreun e PD-së Lulzim Basha për çështjen e pandemisë dhe vdekjeve.

Teksa Basha është çuar fillimisht nga vendi duke i përsëritur akuzat dhe më pas i është afruar foltores duke i kërkuar kryetares së parlamentit të zbatojë procedurën.

Në moment kanë ndërhyrë forcat e gardës, por 'tensionet' nuk vazhduan gjatë.

Basha vazhdoi të fliste nga foltorja, kurse kryeministri Edi Rama me maskë në gojë 'shijonte' pamjet e opozicionit të fortë.

Basha tha se qeveria ka mashtruar me numrin e vdekjeve nga koronavirusi. Ai u shpreh se një vit më parë kanë humbur jetën 16 mijë persona më shumë se mesatarja e viteve të kaluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco