Pasi e përdori për zgjedhjet, Rama largon Ardi Veliun

Pasi e përdori për zgjedhjet, Rama largon Ardi Veliun

13:42, 05/10/2021
A+ Aa A-

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është shkarkuar nga detyra që mbante prej vitesh.

Pasi Rama e përdori për zgjedhjet, duke e detyruar edhe të gënjejë në lidhje me ngjarjen e rëndë të Elbasanit, ai ka vendosur që ta largojë.

Vendimi duket se është marrë nga Edi Rama, pas propozimit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Largimi i tij nga drejtimi i Policisë së Shtetit vjen në një moment kur javën e kaluar, më 28 Shtator 2021 u vra nënkomisari i Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, teksa po kontrollonin për shkatërrimin e parcelave të kanabisit në zonën e Kuve Vainit.

Ardi Veliu u emërua në këtë detyrë në Shkurt të vitit 2018, 1 muaj pas largimit të Haki Çakos, me propozim te ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.

Me shkarkimin nga detyra, Ardi Veliu nuk do të jetë më as pjesë e policisë. Sipas ligjit për policinë, pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyre, drejtori i policisë nuk rikthehet më në strukturat e policisë, por mund të kryejë funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike.

I njëjti ligj përcakton se drejtori i ri i policisë duhet të ketë gradën ‘Drejtues i lartë’ ose ‘Drejtues i parë’ apo të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë.

Ai qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vjetësh me të drejtë riemërimi edhe për një mandat tjetër, çka nuk u aplikua në rastin e Ardi Veliut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gladiator.05/10/2021 17:33

Srumbullari dhe pergjegjesi kryesor i gjithe situates qe ndodhet sot Shqiperia ka vetem nje emer : Edvin Kristaq Rama.

Luigj gryka05/10/2021 17:19

Para disa kohesh kerkoshi qe te shkarkohej Veliu tani qe thoni u shkarku nga Rama thoni perse u shkarku duhet pak seriozitet

vlora05/10/2021 14:02

opo flaka le tu dali se po na lemerisin ne cdo gje kemba zvarreeeee per te gjithe opo per te gjithe sot Veliu ishallah do zoti neser Rama

Shto koment

Denonco