Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rama 'krenohet': Nuk kemi vendosur shumë yje policësh të vrarë në mur

Rama 'krenohet': Nuk kemi vendosur shumë yje policësh të vrarë në mur

09:36, 30/09/2021
A+ Aa A-

Ylli i nënkomisarit Saimir Hoxha është vendosur në memorialin para Ministrisë së Brendshme bashkë me mbi 200 dëshmorë të tjerë të Policisë së Shtetit.

Rama mbajtur një fjalë të shkurtër mes shiut duke deklaruar se fëmijët e tij nuk do të jenë kurrë vetëm.

Edhe pse ishte një ceremoni-homazh, Rama sërish e përdori për propagandë.

Ai u krenua duke deklaruar se ka kaluar një kohë e gjatë që kur u vendosur ylli i fundit në memorial.

“Është një kohë e gjatë që kur është vendosur ylli i mëparshëm dhe në një kuptim është lehtësim që numri i rasteve tragjike është më pak se gishtat e një dore," tha Rama.

Të pranishëm në ceremoni ishin zyrtarë të lartë të qeverisë, ministrisë dhe vetë familjarë e të afërm të të ndjerit nënkomisar, Saimir Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/09/2021 12:23

MOS PAÇIM KURRË MË YJE TË TILLË TË PËRGJAKUR NGA DORA E KRIMIT ME PUSHTET!!! SHUMË MË MIRË DO TË KISHTE QENË QË TË NDËRTOHEJ EDHE NJË MUR ME YJE POLICËSH SHËMBULLORË, ME YJE POLICËSH SHËRBËTORË BESNIK TË SHTETIT DHE TË QYTETARËVE, POR JO TË VRARË NGA KRIMINELËT ME MBËSHTETJE KRIMINALE NGA VETË NARKO-QEVERIA FASHISTE E SATRAPIT TË SURRELIT!! JANË VRARË SHUMË POLICË NË PABESI, JANË VRARË PABESISHT NGA POLICIA E PUSHTETIT EDHE SHUMË QYTETARË TË PAFAJSHËM, POR NUK KA ASNJË LARGIM APO DORËHEQJE MORALE, NDËRSA KREU I KRIMIT DHE GJENERALI I VDEKJES, NUK LËVIZ QË NUK LËVIZ NGA KOLLTUKU!! MINISTRAT E BRENDSHËM IKIN DHE VIJNË, NDËRSA KRIMINEL VELIU KA MBETUR LAPIDARI SIMBOL I NARKO-SHTETIT DHE MAFIA-QEVERISË!!!! NUK E DËSHIROJ KURRË QË TË NDODHIN PËRSËRI FATKEQËSI DHE KRIME TË TILLA, POR PËR AQ KOHË SA ATY TË JETË KRIMINEL VELIU, FATKEQËSISHT, KY RAST NUK BESOJ SE DO TË JETË I FUNDIT!!! I LUTEM ZOTIT QË TË JEM I GABUAR!!!

Shto koment

Denonco