Kreu aktual i PD-së Lulzim Basha bëri një deklaratë për mediat, pasi zhvilloi një mbledhje me deputetët.
Deklarata e Bashës kishte të bënte me atë që u diskutuar në grup, në lidhje me nismat që do të ndërmarrë opozita në Kuvend.
Por edhe këtë herë, në momentin që mbaroi deklaratën e tij, Basha vendosi të largohej, duke mos pranuar të marrë asnjë pyetje nga gazetarët.
Këta të fundit edhe pse këmbëngulën për të kërkuar përgjigje, kreu i PD-së nuk preferoi të flasë.
Interesi i gazetarëve kishte të bënte me situatën në PD dhe ‘Foltoret’ e ish-kryeministrit Sali Berisha.
© SYRI.net