E vërteta/ Basha i pranon Nokës që ka marrëveshje me Ramën për zgjedhjet lokale

E vërteta/ Basha i pranon Nokës që ka marrëveshje me Ramën për zgjedhjet lokale

14:35, 25/09/2021
A+ Aa A-

Edhe mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate. Ka qenë ish-Ministri i Brendshëm, deputeti Flamur Noka, i cili është përplasur me kryedemokratin Lulzim Basha.

Noka e ka akuzuar Bashën se e ka kthyer në thërrime kauzën e tij politike, atë që kryedemokrati e cilësonte si “masakrën zgjedhore”.

Por, një gjë e tillë është kundërshtuar nga Basha, i cili i është përgjigjur deputetit se ka folur për “masakrën zgjedhore” në çdo dalje.

Bie në sy se gjatë debatit, Basha është shprehur se nëse demokratët duan zgjedhje lokale, ato mund të bëhen për dy javë.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e Nokës. Ai ka thënë se kjo tregon se mes Bashës dhe Edi Ramës ka një marrëveshje.

Basha tentoi disa herë të shmangej me lojë fjalësh, por Noka insistoi se pikërisht kjo deklaratë është tregues i marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari25/09/2021 17:11

PO PATJETER QE KA NJE MARREVESHJE AGURZEZE MIDIS RAMES DHE BASHES!!! RAMA I KA PREMTUAR BASHES QE DO TE DOREZOJE BASHKINE E TIRANES DHE LALI PLEHUN TEK SPAK, DO TE BEHEN ZGJEDHJET LOKALE, MAKSIMUMI DERI NE 27 MARS 2022! POR ME KETE GJENDJE KU ESHTE KATANDISUR PD DHE OPOZITA, RAMA ESHTE I SIGURTE QE NUK HUMBET ASNJE BASHKI, PERVEC ATYRE QE PD KA AKTUALISHT! ZGJIDHJA E VETME ESHTE LARGIMI SA ME PARE I LULZIM BASHES DHE GAZRAVE TE TIJ NGA PD!!!!

Vk25/09/2021 16:45

Turp

altini25/09/2021 15:31

Titulli nuk ka fare lidhje me permbajtjen, titulli i genjeshtert, permbajtja e vertete.

t25/09/2021 15:26

Qullashi dhe tradhtari L.B.premtoi se do e bënte kauzë 'masakren zgjedhore',kurse ne fa kt e hudhi ne kosh bashke me berishen. Tani ështe koha te hudhet ai ne kosh

Shto koment

Denonco