VIDEO/ Mehmeti: Po hiqet buka për të paguar studimet! Nuk krahasohemi me Kosovën

VIDEO/ Mehmeti: Po hiqet buka për të paguar studimet! Nuk krahasohemi me Kosovën

22:10, 24/09/2021
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Ekonomi Plus’ nw SYRI TV me moderatores Klaudja Karabolli, ekspert i Arsimit, Ndriçim Mehmeti ka theksuar se situata në vend vijon të jetë kritike dhe se qeveria nuk e shikon me prioritet gjetjen e një mase lehtësuese për studentët.

Mehmeti: Situatë e vështirë dhe kaotike. Pakti që do ndryshonte jetën studentore u la pas, por po flitet vetëm për vaksinimin. Sipas INSTAT po hiqet buka për të paguar studimet. E drejtë kushtetuese që mbrohet me ligj, por ne nuk po e konsiderojmë si të tillë. 50 euro në muaj i duhen një studenti në konvikte, pra 500 euro në muaj. Shteti nuk mbështet në asnjë mënyrë, dhe familjet shqiptare paguajnë për një arsim që nuk e merr kurrë. Arsimi jonë në Shqipëri shkon 3800-4500 euro në vit. Më mirë ta nisësh fëmijën jashtë, ital, Gjermani apo Kosovë. Godinat studentore në Kosovë janë 10- 15 euro ne i kemi 50 euro në muaj. Jemi në kushte kur ne nuk krahësohemi dot me Kosovën, edhe pagat e pedagogëve ne jemi mjeranë në të gjitha kushtet. Me 2,9 % të GDP nuk ke ku shkon”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco