VIDEO- SYRI TV/ Yuri Kim: 30 vjet raporte speciale SHBA-PD

VIDEO- SYRI TV/ Yuri Kim: 30 vjet raporte speciale SHBA-PD

19:20, 24/09/2021
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikanem, Yuri Kim u takua këtë të premte me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ku pas takimit ajo deklaroi se në 30 vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë patur raporte speciale me Partine Demokratike. Ambasadorja Kim tha se SHBA është e interesuar për një Parti Demokratike të bashkuar, aktive ne kauzat e opozitare, ndërsa e cilësoi si një fillim të mirë rikthimin në parlament. Zonja Kim iu përgjigj edhe kritikave për ndërhyrjet e saj të vazhdueshme në politikën shqiptare, duke nënvizuar me kujdes se Shqipëria do të vazhdojë të jetë sovrane dhe se ata që synojnë të vendosin shqiptarët kundër SHBA-së e kanë gabim.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar për herë të parë në zyrën e Lulzim Bashës që kur ky i fundit mori vendimin për përjashtimin e liderit historik të demokratëve, Sali Berisha nga grupi parlamentar. E porsakthyer nga Uashingtoni, zonja Kim tha pas takimit, se janë të gabuara dhe ofenduese që përcaktimet e Departamentit të Shtetit shihen si sulm kundër sovranitetit të Shqipërisë.

“Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo se ka ndodhur për përcaktimin për raste madhore të korrupsionit ka qenë një sulm kundër sovranitetit të Shqipërisë, është e gabuar dhe ofenduese. Doja t'u kujtoja që në 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të zhduket nga faqja e dheut, SHBA foli se Shqipëria duhet të qëndrojë de të bëhet më e fortë. I vetmi ndryshim ndaj ajo deklaratë është se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e fortë dhe sovrane dhe ata që synojnë të vendosin SHBA kundër shqiptareve po u them se e keni gabim. Shqiptarët e dinë që ju e keni gabim. Pozita jonë për sa i përket pavarësisë dhe demokracisë nuk ka për të ndryshuar”.

Ambasadorja Kim deklaroi se Uashingtoni ka pasur një marrëdhënie të forte me Partine Demokratike në 30 vitet e fundit. Vlen të theksojmë se në këto 3 dekada, kjo parti është drejtuar për plot 22 vjet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtë me Partinë Demokratike. Sikurse e dimë qeveria e SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillim të saj. Ne ishim aty kur PD hipi në pushtet për herë të parë, dhe shpresojmë të punojmë së bashku kur ajo të kthehet në pushtet sërish”.

Për herë të parë që nga publikimi i raportit të OSBE/ODIHR, ambasadorja Kim ka folur edhe për zgjedhjet e 25 Prillit duke sugjeruar veprime që duhen ndërmarrë sa i përket reformës zgjedhore apo asaj territoriale.

“Ka veprime që duhet ndërmarrë për tu siguruar që të kemi zgjedhjet më të mira të ardhshme dhe ka mangësi të identifikuara në reformën zgjedhore, ka punë për të bërë për reformën territoriale dhe korrupsionin dhe kjo ka nevojë që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë para”.

Ambasadorja amerikane tha se për sa i përket Uashingtonit, jemi serioz në luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë dhe jemi të gatshëm ta luftojmë pavarësisht nivelit, rangut apo partisë se ku ndodhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Molla e dijes25/09/2021 00:56

SI TË KUPTOJMË MË MIRË MËNYRËN SI FUNKSIONON PD, KONFLIKTIN BASHA-BERISHA DHE ZGJIDHJEN E KONFLIKTIT PËRMES KULTURËS ORGANIZATIVE. Kultura organizative eshte nje nderthurrje e qendrimeve, besimeve, vlerave, normave dhe sjelljeve me simbolet dhe ritualet perkatese qe fitohen me kohe nga anetaret e saj, dhe qe perbejne identitetin baze te organizates. Ajo kthehet ne arsyen baze sesi do vepruar ne organizate. Eldrige & Crombie (1974).Perkufizimi me konciz i kultures organizative ndoshta behet nga Peter Drucker, i cili e perkufizon ate si ‘shpirti i organizates’. Ky shpirt ka tendence te pershkruaje te gjithe aspektet e organizates. Kjo kulture nxit qendrueshmerine brenda sistemit shoqeror te organizates dhe nepermjet normave te percaktuara dhe mekanizmave te pershtatshem te kontrollit, udheheq sjelljen e punonjesve. Faktoret qe ndikojne kulturen organizative: 1-Ndryshimi i menaxhimit (ardhja e një lideri të ri), 2- Ndryshimi i strategjive, 3- Ndryshimi i vendodhjes gjeografike, 4- Ndryshimi i punonjesve, 5-Madhesia e organizates, 6- Teknollogjia, 7-Mjedisi, 8- Objektivat dhe synimet, 9- Historia Llojet e ndryshme te kultures te klasifikuara nga Handy (1981) jane: 1- Kultura e pushtetit ( Kulturat e pushtetit shpesh gjenden ne organizatat e vogla, ku pushteti mbahet nga nje person (ose nje nr i vogel individesh kyc. Kontrolli ruhet permes emerimeve kryesore dhe kontakteve personale me drejtuesin. Vendimet merren mbi bazen e marredhenieve te pushtetit sesa mbi baze bashkepunimi ne grup.Mangesite kane te bejne me stilin autokratik te lidershipit i cili i merzit punonjesit dhe se operacionet dhe vendimet rutinore varen nga nje pakice individesh kryesore. ) 2- Kultura e rolit (Kulturat e rolit shfaqin tiparet klasike te burokracise dhe shpesh gjenden ne organizatat e medha. Struktura ketu eshte hierarkike.) 3- Kultura e detyres (Pushteti dhe influenca jane mjaft te shperndara dhe bazohen ne ekspertizen e individeve dhe angazhimin ne grup. Individet e suksesshem priren te jene koordinatore dhe anetare grupi te mire, te adaptueshem dhe me vetebesim ne ekspertizen e tyre.) 4- Kultura e personit (Kulturat e personit ekzistojne per te mbeshtetur zhvillimin dhe rritjen e anetareve te tyre.) IMPAKTI I KULTURËS NË ZGJIDHJEN E KONFLIKTEVE. Konflikti shperthen kur veprimet e nje personi apo grupi perceptohen ose ndjehen nga nje person apo grup tjeter si parandalues, bllokues ose interferues. Burimet e konfliktit perfshijne komunikimin, strukturen, variablat personale dhe kufijte organizative (Mullins, 1993). Konflikti mund te jete nje force pozitive qe stimulon interes dhe kreativitet, identifikon dhe asiston ne zgjidhjen e problemeve dhe promovon kohezionin e grupit (Shmidt, 1974, te Mullins, 1993). Adoptimi i stilit te menaxhimit te konfliktit varet nga kultura organizative unike ne te cilen menaxheri operon (Ahmad, 2001). Ka shume strategji per te reduktuar konfliktin, duke perfshire standartizimin e rregullave dhe procedurave, sjelljet e perbashketa; planifikimin dhe skedulimin, negocime dhe tratativa. SHËNIM: Në 30 vite ku Berisha ka dominuar historinë e PD, tani shohim teatrin e Doktorit që dështimet e këtyre 8 viteve në opozitë ia faturon Bashës, dhe ka heshtur tërë kohës por po flet tani në turin e foltoreve. Basha ishte i katapultuari pa meritë i Saliut në parti , e që kur u bë kryetar thjesht vazhdoi me kulturën organizative të mbjellë nga Doktori. Dhe u kujtua darkën para se të fillonte parlamenti, që të përjashtonte "frymën djallëzore" "antiamerikane" të partisë, pra babën e vet politik. Kjo nuk ka sens! Dështimet e Bashës janë dështimet e Berishës, dështimet e "frymës" Berishiste, kulturës së pushtetit, që në fakt nuk duhet ishte e një partie të madhe siç është PD. Kjo tregon që PD është thjesht një bandë, një çetë me një drejtim autoritar i tipit komunist. Besimet dhe vlerat e çetës së vogël drejtuese nuk përfaqësojnë besimet dhe vlerat e atyre demokratëve që votojmë PD. Votuesit janë "aksionerë realë" të partisë, por që kanë ngelur të zhgënjyer nga çeta, ndihen të vjedhur, të mashtruar e të përdorur për interesa personale të bandës drejtuese. Partia nuk duhet të mendojë për 75000 anëtarët e saj, por se si të bëjë për vete qindra mijëra votues duke i bindur për besimet, vlerat dhe qëndrimet e saj demokratike në funksion të të mirës publike. Por në fakt në 30 vite, çeta është pasuruar, kurse populli është varfëruar. A mund të sjellë ndonjë të mirë konflikti Basha-Berisha në zgjedhjen e problemeve? Po foltorja e Doktorit? Për partinë sigurisht, por e bërë nga Saliu, tregon që e gjitha është teatër për protagonizmin e tij medemek si kryetar defakto i PD, lëvizje për rifaktorizimin e tij, për tu mbrojtur nga "sulmet" amerikane dhe nga drejtësia. Nëse Luli ikën nga kryetar, Berisha është i paprekshëm nga drejtësia dhe SHBA do duhet të ridimensionojë mardhëniet me PD e doktorit dhe Non Gratën që i dha. A vjen PD në pushtet me Bashën apo me Berishën? Me asnjë nga këta. PD ka një shans për të mbijetuar dhe për të ardhur në pushtet, duhet lider i ri, ndryshimi e kulturës së vjetër organizative, adoptimi e saj me nevojat e shoqërisë dhe mjedisit, ndryshimi i strategjive, punonjësve, objektivave dhe synimeve. Praktikisht RITHEMELIM, RILINDJE, POR JO LEJLA. Ndryshimi i kulturës kërkon kohë. Sa gjatë janë të gatshëm të presin demokratët? A mund të presin për një kohë të gjatë të kërcënuar se mund të jenë papunë e do "hanë bar"?!

Leonsio24/09/2021 21:47

Kush e ben korrupsionin ambasadore ?!?!?!?... qeveria apo opozita , kaq naive i din shqiptaret , jenu ju prekrahni te korruptuarit dhe ne veçanti kryekorruptorin , jeni ti qe i njohet zgjedhjet pa mbaruar numerimi i votave , etj. etj ... prandja mos u bej gazi i botes se le nam ... turp , turp , tuep

Daj Jaku24/09/2021 21:24

Jo më kot dikush i mënçur e ka përshkruar Dhjepllomacinë si shkenca e ngjyrave që nuk kanë asnjë shkencë. Ty moj Kimete EDrama të dhjeu mbi krye me atë marrëveshjen që e firmosi nën “kujdestarinë” tënde dhe mbas një jave fshiu bythën sikur të ishte letër higjenike, më pas ta mbylli gojën më mut (para korrupsioni e trafiqesh me thasë). Edhe Partinë Socialiste kështu e bleu, para me thasë të transportuar me kamion, paratë e grabitura në komandën e Bashkisë Tiranë. Prandaj edhe u shpall i padëshëruar në USA… Sali Berisha.

lushingabarbullushi24/09/2021 19:48

Ju paskit pase mardhenie te mira me PD-ne! Dhe se nuk e paskit keshilluar nje her ate qe dretoj 22 vjet PD-ne... se jeni duke punuar kunder vendit. Tani qe ka 8 vite qe nuk ka pzicion ju thoni ne ato vite qe paskan shkelqyer mardhenit tani nu bejne. Nuk del llogaria matematikisht.

arqile@gmail.com24/09/2021 19:35

Ca ja varni kimetes kjo vjen era soros e takoi Ramen .

Shto koment

Denonco