VIDEO/ Dollenberg: Situata nga koronavirusi shqetësuese, pacienti shqiptar skeptik për mjekësinë

VIDEO/ Dollenberg: Situata nga koronavirusi shqetësuese, pacienti shqiptar skeptik për mjekësinë

17:51, 24/09/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, e ftuar në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, foli për vaksinat antiCovid në vendin tonë.

Dollenberg thekson se situata nga koronavirusi në vendin tonë është shqetësuese, duke shtuar se pacienti shqiptar është skeptik për mjekësinë.

“Qytetarët duhet të mos refuzojnë vaksinën ndaj Covid. Të vaksinuarit me dy doza preken nga koronavirusi. Situata nga Covid është shqetësuese. Shqiptarët vazhdojnë të sillen sikur nuk ka pandemi. Pacienti shqiptar është i prirur që të mos e besojë mjekësinë.

Nëse vazhdon kështu situata, pandemia në vend do vijojë me vite. Ne nuk kemi studimet tona. Është detyrë e Shëndetit Publik që të bënte studim, që edhe qytetari të provonte sesa antitrupat mund të rezistojnë ndaj prekjes nga koronavirusi. Kur ka vdekje nga vaksina, të bëhet biopsi. Gjysma e popullatës është skeptike për vaksinën”, deklaron Dollenberg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco