VIDEO- SYRI TV/ Qeveria ‘Rama 3’ merr vendimet e para: Amendohet VKM për mbetjet

VIDEO- SYRI TV/ Qeveria ‘Rama 3’ merr vendimet e para: Amendohet VKM për mbetjet

19:13, 22/09/2021
A+ Aa A-

Kabineti i ri qeveritar është mbledhur sot në mungesë të kryeministrit Rama dhe ka marrë 3 vendimet e para. Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro tha pas mbledhjes se do të ndryshohet VKM-ja për menaxhimin e mbetjeve. Nga ana tjetër zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj tha se rindërtimi nga pasojat e tërmetit, do të përfundojë brenda vitit 2022

SYRI TV 

Qeveria Rama 3 ka marrë vendimet e para të këtij mandati. Pas një mbledhje të zhvilluar, në orët e pasdites së të shtunës, në mungesë të kryeministrit Rama, 3 nga anëtarët e qeverisë deklaruan për gazetarët 3 vendimet e para të marra nga kabineti i ri qeveritar.

Në një kohë që mafia e plehrave ka pushtuar me tym e gazra toksike një pjesë të mirë të bashkive të vendit, Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, bëri me dije amendimin e VKM-se ekzistuese për mënyrën si menaxhohen mbetjet që nga gjenerimi i tyre deri në pikën fundore.

Nga ana tjetër, Zëvendës kryeministri dhe njëherësh Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka njoftuar se rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntori, do të përfundojë në shtatorin e vitit 2022.

Ndërsa Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se është nënshkruar një marrëveshje midis programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare për modernizimin e qeverisjës vendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pervedido22/09/2021 19:40

Kumbaro, lepiresja e Rames, kujdes floket… i lihen me dore nje profaneje politikat e menaxhimit te plerave!!!

Shto koment

Denonco