Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tensionet në veri, Basha: Kosova është shtet i pavarur! Gjuha e Beogradit, tregon qëllimet e Vuçiçit

Tensionet në veri, Basha: Kosova është shtet i pavarur! Gjuha e Beogradit, tregon qëllimet e Vuçiçit

21:56, 21/09/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas tensionimit të situtës në veri të Kosovës, ku qeveria e Albin Kurtit vendosi reciprocitetin për targat e makinave.

Sipas Bashës, ‘gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më’.

‘Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cënon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit’, shkruan Basha në Twitter.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit. Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cënon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco