‘A Show’/ Sejko: Do i themi të vërtetat siç i shohim. Kemi një qeveri në funksion të pushtetit të Ramës

‘A Show’/ Sejko: Do i themi të vërtetat siç i shohim. Kemi një qeveri në funksion të pushtetit të Ramës

21:45, 21/09/2021
A+ Aa A-

I ftuar në A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta, aktivisti Genc Sejko ka komentuar veprimet e opozitës në vend duke i quajtur edhe dalje jashtë kontrollit.

Sejko: Më shumë se kurrë, sot vendit ka nevojë për një opozitë të fortë. Po shohim një opozitë të çorientuar në kushtet e një lufte civile dhe një gjë  e tillë nuk ndihmon askënd tjetër vetëm qeverinë dhe Ramën.

E shof si një betejë të gjatë e cila nuk do ketë fitues, pasi populli i thjeshtë që kërkon ndryshim do largohet edhe më shumë nga zgjidhja.

Krasta: Çfarë ke vënë re me sjelljen online e kryeministrit dhe qeverisë të Shqipërisë?

Sejko: Kemi dy realitete paralele. Ajo që ndodh në të vërtetë dhe ajo sesi e prezanton qeveria, qofshin ngjarje politike apo edhe evente të tjera qofshin të çdo lloji.

Misioni që i kam vënë vetes është që opinioni publik nëpërmjet online ti hapim një dritare ndryshe nga ajo që i jep qeveria. Kemi një qeveri në funksion të pushtetit të Ramës.

Një qytetar duhet të jetë opozitar qoftë edhe me qeverinë që e ka votuar. E trysnon që ajo të qeverisi më mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco