Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Grupi për PD: Basha të dorëhiqet, të ngrihet Këshill Drejtues i përkohshëm

Grupi për PD: Basha të dorëhiqet, të ngrihet Këshill Drejtues i përkohshëm

08:47, 16/09/2021
A+ Aa A-

Pas kërkesë së një dite më parë të FRPD, ku dënohej vendimi i Bashës për Berishën dhe kërkohej referendum për këtë çeshtje ka ardhur një tjetër reagim i fortë nga Grupi për PD.

Në një deklaratë të tyre, bërë publike gjatë ditës së sotme, ata kërkojnë dorëheqjen e kreut aktual të PD Lulzim Basha.

Deklaratë e Grupit për PD-në

Tiranë, 16 shtator 2021

Grupi për PD ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në Partinë Demokratike. Vendimi i fundit i Kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike është antistatutor dhe në vazhdën e të gjitha vendimeve antistatutore e antidemokratike të ndërmarra që prej vitit 2017.

Lulzim Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nëpërmjet pazareve dhe marrëveshjeve fitimprurëse me Edi Ramën, për përfitim personal. “Masakra zgjedhore” ishte alibia e rradhës për të mbuluar këto pazare.
Për këto arsye dhe shumë të tjera, Partia Demokratike duhet të ringrihet dhe reformohet si një parti e djathtë bashkëkohore, me një projekt të ri të bazuar në idealet e themelimit të saj.

PD-ja e marrë peng duhet ti kthehet demokratëve dhe anëtarësia e saj e gjerë dhe e pandikuar, e pakushtëzuar, duhet të vendosë mbi të ardhmen e saj.

Dorëheqja ose largimi i Lulzim Bashës nga pozitat e Kryetarit në detyrë duhet të jetë akti i parë dhe i menjëhershëm drejt këtij reformimi.

Krijimi i një Këshilli Drejtues të përkohshëm, kthimi i votës dhe i mendimit të lirë në parti, si dhe ringritja e të gjitha forumeve të PDSH-së nëpërmjet zgjedhjeve të lira, janë të domosdoshme për ringritjen e Partisë dhe kthimin e besimit. Reformimi i PD-së do të vijë nga bashkimi i të gjithë kontributeve dhe vlerave ndër vite, konkurenca e lirë dhe meritokracia në Parti. Ne vlerësojmë se Shqipëria ka më tepër se kurrë nevojë për një opozitë të fortë, të pakapur dhe të pandikuar dhe kjo bëhet vetëm me hapjen e Partisë dhe kthimin e institucionit të votës së lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari19/09/2021 14:45

SA ME PARE TE DOREHIQET LULZIM SOROS BASHA AQ ME MIRE DO TE JETE PER PARTINE DEMOKRATIKE, PER DEMOKRATET, PER OPOZITEN DHE PER TE GJITHE SHQIPERINE!!! SKANDALI ME I MADH, KATASTROFA ME E MADHE DHE TRAGJEDIA ME E MADHE PER NJE VEND DHE PER NJE POPULL ESHTE KUR OPOZITA VIHET NE SHERBIM TE PUSHTETIT DHE TE NJE QEVERIAE KRIMINALE SUPER TE KORRUPTUAR DHE ANTIPOPULLORE!!!! NJE PD ME KRYETAR LULZIM BASHEN ESHTE NJE HIC!! ESHTE ZERO!!!

Shto koment

Denonco