VIDEO- SYRI TV/ Gjipali: Ja pse vizita e Merkel është e rëndësishme

VIDEO- SYRI TV/ Gjipali: Ja pse vizita e Merkel është e rëndësishme

19:35, 14/09/2021
A+ Aa A-

Drejtori i “European Movement – Albania”, Gledis Gjipali, në një intervistë në emisionin “Ora 19” në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, foli për vizitën e kancelares Angela Merkel në Tiranë.

Gjipali thekson se vizita e Merkel ka qenë e rëndësishme, duke shtuar se Gjermania ka politika strategjike ndaj Ballkanit.

“Merkel ka zgjedhur Beogradin dhe Tiranën, nisur nga zhvillimet në vitet e fundit, se Serbia e Shqipëria kanë marrë udhëheqjen e nismave rajonale. Në Shqipëri u mblodhën edhe liderët e vendeve të tjera, që të kënaqin të gjitha vendet ballkanike, me këtë lamtumirë të fundit të Merkelit. Ballkani ka nevojë për Gjermanisë.

Angazhimi i Merkel ka qenë vazhdimisht nga viti 2014. Vizita e Merkel ishte e rëndësishme. Politika gjermane është e qartë, duke pasur strategji për vendin tonë, Ballkanin dhe më gjerë. Gjermania dhe BE kanë qenë e janë mbështetëse për agjendën europiane të rajonit ballkanik”, deklaroi Gjipali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco