VIDEO/ A ka marrëveshje Rama-Basha? Berisha: Kemi përpara ujkun, jo gjurmën

VIDEO/ A ka marrëveshje Rama-Basha? Berisha: Kemi përpara ujkun, jo gjurmën

21:20, 09/09/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi disa herë në Çim PEKA LIVE se kryetari i PD, Lulzim Basha sot ka dorëzuar sovranitetin e PD-së, pas lobimit të Edi Ramës dhe Sorosit.

I pyetur se a është PD tani një parti e Sorosit, Berisha tha: “Shqipëria është republika e Sorosit”.

I pyetur se përse ka heshtur kur Basha përjashtonte drejtuesit e PD, ai tha: “Nuk kam dashur të implikohem për vendimmarrjen. Për të gjitha veprimet, unë ia kam thënë dizaprovimin tim”.

Berisha nuk komentoi direkt nëse do të themelojë një parti të re. “Unë besoj se këto që të thashë, që Sali Berisha do bëjë gjithçka me çdo demokrat shqiptar, për të rivendosur sovranitetin e PD-së, që Lulzim Basha sot mund të kishte dhënë 5 herë dorëheqje para se ta shkelmonte në këtë mënyrë,” tha ai.

I pyetur nëse do të kërkojë dorëheqjen e Bashës, ai tha se i qëndron deklaratave të mësipërme.

Moderatori Peka e pyeti nëse ka një marrëveshje mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. “Këtu kemi përpara ujkun, jo gjurmën,” tha Berisha duke qeshur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari09/09/2021 23:52

Qe eshte Basha Njeri i Sorrosit nuk ka diskutim pse do thoni ju ,jua them une nje fakt a ishte Xhoxh Sorros qe financoi per shkollimin e Lulzim Bashes dhe kur ishte ne Kosove si shkoi atje me nderhyrjen e Sorrosit u punesua pastaj me katapulte erdhi direkt minister ne qeverisjen e PD e kshu siç beri sivellau i tij Edvin Droga qe mori PS keshtu beri dhe ky me PD . Dhe ka te drejte Dr Berisha kur thote se kemi nje shtet te Sorrosit .

Shto koment

Denonco