Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Senatorja belge: Po të isha shqiptare dhe jeta të më varej nga ajri serb, nuk do ta blija kurrë!

Senatorja belge: Po të isha shqiptare dhe jeta të më varej nga ajri serb, nuk do ta blija kurrë!

11:06, 02/08/2021
A+ Aa A-

Ditët e fundit po zhvillohet një debat i zjarrtë për qasjen që kryeministri, Edi Rama, po i jep presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe vendit që ai drejton, për tu shndërruar në liderë politik dhe ekonomike të rajonit tonë. Projekti i firmosur pak ditë më parë në Shkup mes Ramës, Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili është pagëzuar me emrin që i ka vënë Xhorxh Soros që në vitin 1999, “Ballkani i Hapur”, nuk është pranuar nga Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.

Veçanërisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shfaqur mjaft i vendosur kundër kësaj nisme.

“Nuk mund të them që jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’ pasi duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse dhe Kina, si dhe Ballkan i Hapur për autokracinë, korrupsionin, kriminelët e luftës, siç e dimë që vazhdojnë të jenë masivisht jo vetëm të lirë në Serbi, por jo pak prej tyre edhe në pushtet”, deklaroi Kurti ditën e djeshme.

Ndërkohë në vazhdën e këtij debati të nxehtë në Shqipëri dhe në Kosovë, në rrjet është ri-hedhur një deklaratë e fortë e ish-senatores së njohur belge, Anne-Marie Lizin, e cila deklaronte 22 vite më parë se nëse do të ishte shqiptare dhe jeta e saj do të ishte e varur nga ajri i Serbisë, sërish nuk do ta blinte kurrë.

“Edhe sikur ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija! Do të më dukej përbuzëse për viktimat”, ka deklaruar Lizin në vitin 1999.

Ish-senatorja e njohur belge ka vdekur në moshën 66 vjeçare në vitin 2015 dhe ka qenë një zë i fortë kundër krimeve të Serbisë gjatë tre luftëra dhe genocideve që ajo zhvilloi në Ballkan, që nga viti 1990 deri në vitin 1999 në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari02/08/2021 13:31

E NDERUARA SENATORE! KENI THENE NJE SHPREHJE DHE KENI BERE NJE DEKLARATE QE ASNJE SHQIPTAR NUK E BEN KURRE! NUK E BEJNE SHQIPTARET, SEPSE ATDHETARINE DHE PATRIOTIZMIN E KANE STREHEN E FUNDIT TE MASKARALLEQEVE, POSHTERSIVE, MATRAPAZLLEQEVE, HAJDUTLLEQEVE, HORRLEQEVE DHE TRADHETISE! SEPSE TE TILLE JEMI DHE KEMI QENE NE SHQIPTARET QYSH NGA KOHA E PUSHTUESVE TE PARE ROMAKE, TE JUL CESARIT E DERI SOT. LUJ CEZARI E PERCAKTOI QARTE KARAKTERIN, TIPIN DHE PERSONALITETIN E SHQIPTAREVE (ILIREVE): JANE POPULLI ME INTELIGJENT, ME I ZGJUAR DHE ME TRIM NE BOTE POR ME I KORRUPTUARI, ME I PABESI DHE ME MATRAPAZI NE BOTE KUR VJEN PUNA PER INTERESAT INDIVIDUALE PERSONALE! KUSH KA LEXUAR HISTORITE E SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE NDER SHEKUJ I DI VETE SHEMBUJT, SIDOMOS NE PERIUDHAT ME KRITIKE TE HISTORISE SE SHQIPERISE, E MBUSHUR PLOT ME HAJDUTE, TE KORRUPTUAR, TRADHETARE DHE KOLABORACIONISTE KUNDER INTERESAVE TE SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE. PRANDAJ EDHE SHQIPERIA ESHTE I VETMI VEND NE BOTE I NDARE ME SHUME LEHTESI NE 5 SHTETE TE NDRYSHME. MOS HARRONI SHEMBULLIN ME TE PASHEMBULLT NE BOTEN DEMOKRATIKE TE PATRONAZHISTEVE DHE SHITBLERESVE TE VOTES SE TYRE. EDHE KUR PRA? NE VITIN 2021!!! KUSH INTELEKTUAL DHE POLITIKAN NE BOTE KA RESPEKT PER NJE POPULL QE E SHET VOTEN, QE E SHET LIRINE E TIJ, QE E SHET PUSHTETIN E TIJ DHE FUQINE E TIJ MADHORE, TE CILEN E KA ARMEN E VET ME TE FUQISHME 1 HERE NE 4 VJET??? DIKUR ISHIN TE HUAJT, ARMIQTE E SHQIPERISE QE BENIN PRAZARE, MARREVESHJE, KOMPROMISE DHE DALLAVERE ME TROJET ARBERORE, SOT ESHTE VETE SHQIPTARI, SATRAPI I SURRELIT, KRYEHAJDUTI I SHQIPERISE QE PO BEN ATE QE NUK E KANE BERE AS TRADHETARET DHE AS ARMIQTE ME TE URRYER TE KOMBIT SHQIPTAR. POR ME E KEQJA ESHTE SEPSE POPULLI SHQIPTAR AKOMA VAZHDON DHE E MBAN KOKEN ULUR, ESHTE ULUR NE GJUNJE DHE VAJTON "FATIN" E ZI QE NUK E KA NGA TE HUAJT POR NGA KRYEMINISTRI I TIJ!! SHQIPTARET PRESIN QE TA LARGOJNE SATRAPIN E SURRELIT, DUKE SHKRUAR ARTIKUJ, DUKE SHARE BRENDA NEPER SHTEPI, DUKE KRITIKUAR NEPER EKRANE, DUKE QARE ME KUJE NEPER RRUGE, DUKE PRITUR QE AI I PACIPI TE SKUQET E T'I PLASE VETE CIPA OSE AKOMA ME KEQ PO PRESIN QE T'UA RREZOJE NGA PUSHTETI AMERIKA DHE BE, DHE T'U DHUROJNE LIRINE, DEMOKRACINE DHE BARAZINE PERPARA LIGJIT!!! ENDRRA ME SYHAPUR!!! I ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA!, THOTE POPULLI INTELIGJENT SHQIPTAR. POR E KEQJA ESHTE SE GOMARI SHQIPERISE E I SHQIPTAREVE NUK KA ZOT, OSE ME SAKTE ESHTE NJE ZAGAR PA ZOT!!!

Vera!02/08/2021 11:20

Kur njeriun eshte atdhedashes nuk e kursen as jeten! Kjo thenie me kujtoni fjalet e poetit te madh Petef " Per dashurine jap jeten,per Atdheun jap dashurine!

Shto koment

Denonco