Raporti më kritik i ODIHR ndër vite: Shteti në funksion të Ramës

Raporti më kritik i ODIHR ndër vite: Shteti në funksion të Ramës

09:34, 27/07/2021
A+ Aa A-

Raporti përfundimtar i ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, i publikuar të hënën, i përmbahet gjetjeve kryesore të përfshira që në përfundimet paraprake, të nesërmen e votimit, duke u pasuruar për disa nga çështjet me elementë shtesë.

Raporti rendit një numër të madh shkeljesh në drejtim të shfrytëzimit të burimeve shtetërore për fushatën elektorale të partisë në pushtet nga funksionarët e kësaj partie dhe nga vetë kryeministri Edi Rama. Në fakt ky është një nga raportet më kritike në këtë drejtim që nga raporti i vëzhguesve për zgjedhjet e vitit 2009, kur në atë kohë, qeveria e Partisë Demokratike me kryeministër Sali Berishën u akuzua se ka shkelur parimin e ndarjes së shtetit nga partia në pushtet.

"Pavarësisht një kuadri ligjor të fortë, që ndalon përdorimin e burimeve administrative dhe minimizon avantazhin e atyre që janë në pushtet, ministrat vazhduan të bëjnë fushatë gjatë takimeve zyrtare. Publiciteti si pasojë e kësaj i dha partisë në pushtet një avantazh domethënës".

“Ministrat vijuan angazhimet e tyre zyrtare përgjatë të gjithë fushatës. Ata rregullisht u shfaqën në ‘vizita inspektimi’ të objekteve kyçe, të tilla si qendrat e vaksinimit, duke mbajtur maska ose bluza me numrin 12, (numri i PS-së në fletën e votimit)”, shkruhet në raport.

“Kryeministri Edi Rama inauguroi disa projekte infrastrukturore gjatë fushatës së zgjedhjeve,” nënvizojnë vëzhguesit. “Punësimi në sektorin publik u rrit në mënyrë domethënëse në periudhën para zgjedhjeve,” thuhet në raport duke cituar shtimin e mbi 10 mijë rrogëtarëve në shtet të raportuar nga statistikat e INSTAT.

OSBE përmend gjithashtu raportimet për shpërndarjen në formë ryshfeti për votuesit, të granteve të rindërtimit për tërmetin e vitit 2019, tërmet që preku fushëbetejat kyçe të Tiranës dhe Durrësit.

Raporti bën thirrje për hetim të rasteve të abuzimit me burimet shtetërore, por kjo thirrje nuk dihet të jetë shoqëruar me ndonjë hetim deri më sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari27/07/2021 10:42

OK OSBE/ODIHR! SHUMË MIRË! SHKËLQYER! PRA ZGJEDHJET E 25 PRILLIT NUK ISHIN AS TË LIRA DHE AS TË NDERSHME!!! PO MË TEJ, CILI ËSHTË KONKLUZIONI PËRFUNDIMTAR MBI ZGJEDHJET E VJEDHURA, TË BLERA DHE TË MASAKRUARA TË 25 PRILLIT??? A JANË TË PRANUESHME APO JO? A DUHEN NJOHUR KËTO ZGJEDHJE NGA OPOZITA, NGA SHBA DHE BE APO JO?? A DUHEN PËRSËRITUR ATO DHE A DUHEN RIBËRË APO JO??? A DO TË DËNOHEN SHKELËSIT E KUSHTETUTËS DHE TË KODIT ZGJEDHOR APO JO?? SË PARI, NJË MASË URGJENTE DO TË ISHTE ARRESTIMI I PROKURORËVE TË SPAK DHE KRERËVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME DHE TË POLICISË SË SHTETIT PËR SHPËRDORIM TË RËNDË DETYRE DHE PËR MOSVEPRIM TË QËLLIMSHËM NDAJ KRIMEVE ZGJEDHORE NË KUSHTET E FLAGRANCËS NË FAVOR TË PARTISË NË PUSHTET DHE KRYRJES SË VEPRAVE PENALE NË CËNIM TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS DHE KODIT ZGJEDHOR NGA KRYEMINISTRI, MINISTRAT E QEVERISË, DREJTUESIT E INSTITUCIONEVE QËNDRORE DHE KOMPANIVE SHTETËRORE SHA DHE KRERËT E BASHKIVE TË DREJTUARA NGA PARTIA SOCIALISTE! SË DYTI, SHKARKIMI DHE DËNIMI I TË GJITHË STRUKTURËS SË KQZ, KAS DHE KOLEGJIT ZGJEDHOR, PËR SHPËRDORIM TË RËNDË TË DETYRËS SHTETËRORE, FAVORIZIM TË PARTISË NË PUSHTET DHE BASHKËPUNIM NË KRIMIN ZGJEDHOR! SË TRETI, MOSNJOHJA E ZGJEDHJVE DHE MOSPRANIMI I MANDATEVE NGA OPOZITA! SË KATËRTI, DORËHEQJA E KRYEMINISTRIT DHE E QEVERISË, KRIJIMI I NJË QEVERIE TEKNIKE SË PESTI, RIBËRJA E ZGJEDHJEVE VENDORE NË 31 TETOR 2021 SË GJASHTI, DEKRETIMI I ZGJEDHJEVE TË REJA TË JASHTËZAKONSHME NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS, JO MË LARG SE 20 MARS 2022! OPOZITA E BASHKUAR NUK DUHET TË HYJË KURRË NË ATË PARLAMENT DHE TË NISË MITINGJET, PROTESTAT DHE DEMONSTRATAT MASIVE NË TË GJITHË VENDIN PËR RRËZIMIN E KËSAJ QEVERIA KRIMINALE!!

Shto koment

Denonco